Jo vetëm Alen Sherri, ekipi i Serie A kërkon lojtarin e Partizanit, konfirmohet nga gazeta italiane (FOTO)

Një nga emrat më të spikatur të Partizanit në sezonet e fundit ka qenë padyshim mesfushori Maguette Gueye . Senegalezi i cili erdhi si adoleshent në radhët e të kuqve, tani mund të jetë shumë pranë një hapi të madh në karrierë, pasi interesimi i një klubi të Serisë A për të po bëhet gjithnjë e më konkret.

Për lojtarin ka pasur interesim nga klube të ndryshme jashtë Shqipërisë, mes të cilëve edhe Venezia në Serinë A. Interesimi duket se vazhdon, teksa në Itali tani e bëjnë një pistë shumë konkrete atë të afrimit të 21-vjeçarit gjatë merkatos së verës.

Edhe “TuttomercatoWeb” shpjegon në një artikull sot se Venezia ka hedhur sytë nga Shqipëria për të përforcuar radhët e saj me këtë futbollist teksa e ardhmja e tij mund të përcaktohet në ditët në vijim. Për Partizanin, sigurisht shitja e mesfushorit në një kampionat si ai i Serisë A do të sillte të ardhura të ndjeshme financiare, por njëkohësisht edhe do hapte një “gropë” për të mbyllur në mesfushën e të kuqve ku ai është bërë i pazëvendësueshëm.

 

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)