Tekniku serb i kombëtares së Bullgarisë, Mladen Krstaijc, u shpreh mbrëmjen e së martës se kombëtarja shqiptare e futbollit është një ekip serioz dhe jo më kot kryesojnë grupin e tyre në kualifikueset për Euro2024.Bullgaria humbi miqësoren e luajtur në “Air Albania” përballë Shqipërisë me rezultatin 0-2, me golat golat e Muçit dhe Laçit.E ndërsa kuqezinjtë festojnë për sukeset dhe përgatiten për dy takimet e fundit në grup, ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, tekniku bullgar pranon se lojtarët e tij nxituan dhe nuk u treguan gjakftohtë.
“Unë mendoj se ishte një ndeshje e mirë, kontrolluam lojen dhe luajtëm mirë kundër një ekipi serioz që është i pari në grupin e tyre. Loja jonë në mbrojtje nuk i lejoi ata të krijonin shumë raste, por pesuam shumë gola të lehtë. Duhet të kishim treguar më shumë gjakftohtësi. Ne nxituam pa asnjë arsye, por ky është një proces që kërkon kohë dhe keni nevojë për lojtarë me përvojë që luajnë rregullisht për klubet e tyre.
Në pjesën e dytë ne gjithashtu u përpoqëm të luanim futboll. Përsëri pësuam një gol të ngjashëm me atë të pjesës së parë, përsëri nga gabimi ynë. Na duhet kohë dhe durim për gjithçka që duam të ndodhë. Unë po bëj punën time dhe nuk dua të komentoj ndryshe”, tha ai.