“Nuk e prisja këtë rezultat”, Jeton Beqiri flet pas humbjes ndaj Qarabag: Mësuam nga kjo ndeshje, do të gjejmë motivimin për ndeshjen e play-offit

Jeton Beqiri

Shkëndija u mposht nga Qarabag me rezultatin 5-1, pas ndeshjes trajneri Jeton Beqiri ka folur për mediat azere.

– Erdhët në Baku për të kaluar turin, por rezultati ishte krejtësisht ndryshe. Si do ta shpjegoni?

Fillimisht përgëzoj Qarabagun” që e meritoi fitoren, ata luajtën shumë më mirë se ne. Sa i përket lojës, nëse humbëm 1-5, nuk kam shumë për të thënë për lojën. Ne luajtëm shumë keq në pjesën e parë dhe pësuam 4 gola. Ne do të analizojmë ndeshjen nga nesër dhe do të përpiqemi të gjejmë motivim për play-offin e Europa League.

– Mendoni se disfatën tuaj sot e ka shkaktuar problemi fizik apo ka ndikuar cilësia dhe niveli i Qarabagut?

Ka shumë arsye. Intensiteti dhe sfida fizike. Problemi i parë është se pësuam gola shumë shpejt, duhet ta zgjidhim këtë problem. Krahasuar me kampionatin tonë, tensioni në Champions League është shumë i lartë.

– Ishte surprizë për ju ky rezultat, apo e prisnit?

– Nuk e prisnim rezultatin 1-5. Ne donim të luanim më mirë dhe të merrnim një rezultat më të mirë. Ajo që është e rëndësishme për ne është të mësojmë nga përvojat. Ne do të përpiqemi të mësojmë diçka nga këto ndeshje. Përfundoi Jeton Beqiri.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)