Jetojnë të dy të vetëm në fshatin italian/ Nuk dalin askund pa maskë, nuk kanë fqinjë dhe i respektojnë maksimalisht masat mbrojtëse

Dy banorë të një fshati në Itali, Nortosce, insistojnë në mbajtjen e maskës mbrojtëse për shkak të COVID-19, pavarësisht se janë banorët e vetëm të këtij fshati, shkruan CNN.

Giovanni Carilli, 82-vjeç dhe Giampiero Nobili, 74, që të dy pensionistë nga Nortosce në Perugia, bartin maskë sa herë që takohen dhe insistojnë në respektimin e distancës fizike sociale prej të paktën një metri, pavarësisht që nuk kanë fqinjë tjerë dhe rrallë herë largohen nga fshati, transmeton Telegrafi.

Ky fshat gjendet në komunën e Perugia në rajonin Umbria, në një lartësi mbidetare prej 900 metrave, që e bën një vend vështirë të arrihet.

Megjithatë, pavarësisht pozitës gjeografike, këta dy burra nuk besojnë se janë të mbrojtur nga COVID-19, që deri më tani ua ka marrë jetën afro 37 mijë njerëzve në Itali.

Carilli ka thënë për CNN se frikësohet shumë se mund të infektohet me coronavirus, dhe se askush nuk do të mund të përkujdeset për të.

“Jam i vjetër, dua të vazhdojë jetën këtu dhe të kujdesem për delet dhe kafshët e tjera dhe verarinë, të mbledhë kërpudha. Kënaqem me jetën”, ka shtuar Carilli.

Ai beson se mosrespektimi i masave mbrojtëse nga cilido prej tyre dy do t’ua rrezikonte jetën, pavarësisht rrethanave në të cilat ata jetojnë.

Carilli pretendon se mbajtja e maskës dhe respektimi i distancës nuk ka të bëjë vetëm me shkaqe shëndetësore, apo me atë se si nuk mund të vlerësohet nëse është e mirë apo e keqe.

“Derisa ekzistojnë rregullat, duhet t’i respektoni për të mirën e vetes dhe të tjerëve. Është një lloj principi”, pretendon Nobili.

Carilli ka lindur në fshat, por pjesën më të madhe e kaloi në Romë, para se të rikthehej në shtëpinë e tij ku ishte rritur. Edhe Nobili ka vendosur që ditët e pleqërisë t’i kalojë në Nortosce. Edhe pse jetojnë të vetmuar, kohë pas kohe vizitojnë familjet e tyre.

Kujtojmë që në Itali aktualisht është në fuqi ligji që obligon të gjithë qytetarët të bartin maskat në ambiente të hapura dhe mbyllura, me përjashtim kur janë në shtëpi si dhe kërkohet nga të gjithë respektimi i distancës sociale fizike prej më shumë se një metër.

Italia dje ka regjistruar rekordin e zi të 24 orëve sa i përket numrit të rasteve të reja me COVID-19 – hiq më pak se 8.804 italianë të infektuar. Sipas të dhënave më të fundit, në Itali nga fillimi i pandemisë së coronavirusit janë infektuar 381.602 persona derisa 36.372 tjerë kanë humbur jetën.

Related posts

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi

Dhunoi barbarisht partneren se nuk pranonte ndarjen/ Gazetari i njohur e pëson keq

MOMENT TRAGJIK! Një burrë humbet jetën pas sulmit të peshkaqenit në gjirin e…