“Jeta s’ka të paguar”, ja apeli që bën Veliaj një ditë pasi dha lajmin se u shërua nga Covid-19

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj një ditë pasi dha lajmin se u shërua nga Covid-19, ka postuar disa foto dhe falënderon qytetarët që mbajnë maska teksa përdorin transportin publik në kryeqytet.

Përmes një postimi në Facebook, Veliaj thekson se Policia Bashkiake nuk është aty për gjoba, por si kujtesë që jeta s’ka të paguar e duhet ruajtur me çdo kusht.

“Mirëmëngjes! Mirënjohje qytetarëve që mbajnë maska në autobusë – ruajnë veten dhe të dashurit e tyre! Policia Bashkiake nuk është aty për gjoba, por si kujtesë që jeta s’ka të paguar e duhet ruajtur me çdo kusht! Një ditë të mbarë të gjithëve”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…