“Jemi njerëz të rekordeve!” Berisha, jehonë protestës së opozitës në TikTok: Nuk do ndalemi më…

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas protestës së djeshme të opozitës para kryeministrisë. Me anë të një postimi në TikTok, Berisha ka falenderuar të gjithë mbështetësit e tij, ndërkohë që ka theksuar se me pjesëmarrjen e tyre e kanë bërë këtë protestë të jashtëzakonshme.  Po ashtu Berisha ka shtuar se së bashku ata janë njerëz të rekordeve dhe se treni që është nisur nuk ka për tu ndalur më.  

@prof.dr.saliberisha Një mesazh falenderimi të përzemërt. #sb ♬ original sound – Sali Berisha

“Mirëdita miqtë e mi të TikTok. Një përshëndetje të përzemërt dhe mirënjohje të pakufijshme, për të gjithë ju, për të gjithë qytetarët që mbushën, zbukuruan aq madhërishëm Bulevardin dje me pjesëmarrjen tuaj në protestën më të jashtëzakonshme që Tirana ka njohur! Por, në këtë mesazh dua gjithashtu një falenderim dhe mirënjohje të përzemërt për të gjithë ju miqtë e TikTok që në 30 ditë e shndërruat në një histori suksesi komunikimin tonë me 1.3M shikime dhe dhjetra e mijëra ndjekës. Sëbashku ne jemi njerëz të rekordeve të mira. Treni ynë nuk ndalet më. Ai do kalojë nga një stacion fitoreje në një stacion tjetër, deri në destinacionin final. Shpëtimin e Shqipërisë, për ju, të ardhmen tuaj dhe për të gjithë shqiptarët! Zoti ju bekoftë! Faleminderit shumë!”, tha Berisha.

Për tre orë rresht, Opozita e Bashkuar, Partia Demokratike e Partia e Lirisë kanë zhvilluar një protestë paqësore. Ditën e djeshme në orën 16:00, mijëra qytetarë u grumbulluan para Kryeministrisë dhe me pankarta në duar kërkuan rrëzimin e qeverisë e kryeministri Edi Rama. Në total folën 20 persona, pedagogë, aktivistë e deputetë. Të gjithë numëruan dështimet e qeverisë dhe kërkuan ndërrimin e pushtetit. Vetë kryedemokrati Sali Berisha e kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta janë shprehur se Rama do të vendoset para drejtësisë e do të përfundojë në burg për vjedhjen e qytetarëve. Të dy krerët e partive opozitare premtuan ndryshime rrënjësore në vend.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

PD çel ZYRTARISHT fushatën të premten, Berisha fton demokratët: Nisim rrugëtimin drejt fitores! Ja ora e mitingut

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë