“Je një fenomen!”/ Këngëtarja e njohur shqiptare i dërgon mesazh Luizit në “BBVA” dhe i bën ofertën e veçantë, por ka “dy fjalë” edhe për Kiarën (VIDEO)

Këngëtarja e mirënjohur e skenës, Besa Kokëdhima ka treguar se në ”Big Brother Albania Vip 2”, të preferuar ajo ka Luizin.

Këtë e ka treguar edhe sot përmes një mesazhi të gjatë dërguar përmes ”Big Love”. Ajo e cilëson fenomen Luizin dhe që e pret që të këndojnë bashkë, kur ai të dalë nga ky format.

Po ashtu në mesazhin e këngëtares ka një vlerësim për çdo banor, por ajo nuk përmend Qetsorin. Kiarën artistja e vlerëson për maturinë që ka treguar në lojë. Oltën për banoren luftarake që tregon.

”Urime Luiz! Të përshëndes të falënderoj për vlerësimet, më kanë mbërritur në vesh. Je një fenomen, çdokujt i duhet një ”Luiz” në rrethin shoqëror. Je artist në talent e në shpirt.

@aleksi.aleks1 #luizejlli ♬ original sound – Aleksi

Kurdo që të dalësh, të pres të takohemi e këndojmë. Urime dhe Kiarës princeshës, vajzës së mençur e të matur. Urime dhe Olta luftarake, Kristi fisniku, Armaldo paqësori, Visi shpirtmiri, Kejsi yllli, Dea feministja, Jori bohemja, Nita seriozja dhe banorët e rinj”, është mesazhi i Besës.

Related posts

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…

I zbërthehen reçipetat në skenë, reagimi epik i Katy Perry-t: Nuk keni paguar për… (VIDEO)

Çfarë po ndodh me ish-banorët e BBV 4? Nuk do ta besoni se kush ka humbur ndjekës në “Instagram”!