“Je kokrra e legenit”/ Çfarë ndodhi? Plas keq sherri mes analistit të njohur dhe Luizit: Nuk po e mbaj dot më…

Një konflikt virtual ka ndodhur mes gazetarit dhe analistit të njohur Mentor Kikia dhe këngëtarit shkodran, apo thënë ndryshe fenomenit Luiz Ejlli.

Ka qenë një intervistë e divës së muzikës shqiptare, Aurela Gaçe, e cila tha se tani nuk është momenti që të bëjë një bashkëpunim me Luizin, në këtë moment kur ai është në kulmin e famës, pasi sipas artistes bashkëpunimet e mira vijnë atëhere kur publiku nuk i pret.

Ky lajm bëri xhiron e rrjetit dhe sigurisht s’i kishte shpëtuar pa u kapur as nga analisti. Ai kritikoi mediet se si mundën të krahasojnë të madhen Aurela me Luizin, për të cilin tha se nuk ka asnjë vlerë artistike.

“Nuk po e mbaj dot më..Më dilni këto ditë nëpër rrjet, poshtë e lart dhe pa fund, lajme-leshi që Aurela Gace refuzon Luizin për të kënduar së bashku. Këto soj lajmesh janë lloqe mediatike për klik, e di unë këtë. Por si keni kurajen o bicim të përballni një këngëtare, një artiste, me një produkt televiziv pa asnjë vlerë artistike (njerëzore se di, nuk e njoh)”, shkruajti Kikia në postimin e tij, të cilin më pas e fshiu.

Komenti i Kikisë u fshi, por Luizit nuk i shpëtoi. Ai e ripostoi statusin e analistit në llogarinë e tij në Instagram dhe i listoi atij arritjet, e madje i kujtoi edhe sukseset që ka arritur në karrierë. Duke nisur nga çmimi në “Ethet” dhe deri te pjesëmarrja e tij në Eurovision. Në postimin e tij këngëtari e ofendoi gazetarin dhe tha se ndryshe nga ai, postimin e tij nuk e do e fshijë. Por, të gjithë keni mundur të njihni pak Luizin brenda në shtëpi, çfarë thoshte tani, s’e thoshte pastaj e sigurisht ky postim ndonëse këngëtari tha që nuk do e fshijë, u fshi vetëm pak orë pas.

“Te thuash, qe une jam pa kurrefare viere, nuk e di nga e nxjerr!

Është e vërtetë që jam produkt i një formati televiziv, por i “Etheve”, produkt i të cilëve janë edhe Elvana Gjata, Anjeza Shahini, Rona Nishliu, Vesa Luma, Rosela Gjylbegu,

Samanta Karavello, Kamela Islamaj, Flaka Krelani, Linda Halimi, Mateus Frroku, Greta Koçi, Hersi Matmuja, Klajd Musabelliu, Kejsi Tola, etj etj.

Jam fitues i kësaj gare të rëndësishme, fitues i Këngës Magjike, fitues i Festivalit të Këngës, e për rrjedhojë, edhe pjesëmarrës në Festivalin Europian të Këngës. Në Big Brother jam nga të paktët që kam hyrë si dikush që ka bërë diçka, si “vip” ndryshe nga shumë të tjerë që kanë hyrë në dy edicione dhe s’e kishim haberin se kush janë.

Por je kokrra e legenit o Mentor, që e postove dhe e fshive. Epo un nuk e fshij o shok! Legen je dhe pik”, shkruante Luizi në postimin e tij.

Related posts

Pas Big Brother Vip, Ilnisa Agolli anëtarësohet në Partinë Socialiste?! Ja fotot pas “Lali Erit” dhe Lindita Nikollës!

Incident apo e qëllimshme?! Alba e “Përputhen” del në emision me fustanin transparent, tregon më shumë seç duhet! (FOTO)

Ish-banori i BBV kapet me drogë/ Policia e arreston menjëherë (FOTO)