Java e parë e Superiores me pak tifozë, “Tigrat” e Elbasanit vendosin rekord në transfertën e Korçës (SHIFRAT)

Superiorja mbylli javën e parë me dy ndeshjet e luajtura mbrëmjen e së hënës, Partizani – Vllaznia dhe Skënderbeu – Elbasani. Ajo ç’ka ra në sy në këtë javë ishte problemi i sezonit të fundit… tifozët. Në 5 ndeshjet e javës së parë ishin vetëm 4900 tifozë nëpër shkallët e stadiumeve.

Një numër i paktë tifozësh në shumicën e sfidave, ndërsa ajo që spikati më së shumti ishte Skënderbeu – Elbasani. Në ndeshjen e zhvilluar në Korçë, ishin “Tigrat Verdheblu”, të cilën “pushtuan” shkallët e stadiumit “Skënderbeu”. Plot 2 mijë tifozë, ku elbasanasit gjysma ose më tepër e bënë sfidën akoma më interesante.

Pas kësaj sfide, vjen ajo mes Partizanit dhe Vllaznisë, me 1 mijë e 200 tifozë në “Arenën e Demave”. Në Laçi – Tirana 750 tifozë, ndërsa në “Niko Dovana” aty ku Teuta sfidoi Bylisin ishin 600 tifozë. Sfida që zhgënjeu më shumë ishte ajo mes Dinamos dhe Egnatias, të cilët u ndoqën vetëm nga 350 tifozë në shkallët e “Elbasan Arena”.

4.900 tifozë në të 5 ndeshjet e Superiores:

Dinamo – Egnatia (350 tifozë)

Teuta – Bylis (600 tifozë)

Laçi – Tirana (750 tifozë)

Partizani – Vllaznia (1200 tifozë)

Skenderbeu – Elbasani (2000 tifozë)

Related posts

“Rivalë kemi vetëm Egnatian dhe Vllazninë”, Bytyçi në prag të sfidës ndaj Laçit: E presim me entuziasëm, do ia dalim

Ish-portieri rumun nuk njeh limite, komenton Kosovën: Në kohën tonë do i rrihnim, erdhën me planin gati

E FUNDIT/ Vllaznia nis punën e rinovimeve, mbrojtësi firmos deri në vitin 2026 (FOTO)