“Janë pabuksa”, Robert Aliaj shfryn ndaj njerëzëve që komentojnë në rrjetet sociale: Kristi duhet të ishte tashmë në finale

Robert Aliaj i ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria LIVE”, komentoi rrugëtimin e djalit të tij, Kristit, në “Big Brother VIP. Roberti deklaroi se Kristin e sheh si finalistin e katërt, edhe pse sipas tij ai tashmë duhet ta kishte fituar më parë këtë status.

Ai shtoi se nuk bazohet në komentet e njerëzve në rrjetet sociale, pasi sipas tij ata nuk votojnë, duke i cilësuar si “pabuksa”.

“Kristi duhet ta kishte fituar tashmë finalen, ai e meriton. Me çfarë shoh edhe komentet. Nuk besoj se votat i japin ata njerëzit që komentojnë në rrjetet sociale, ata janë pabuksa.”– tha Robert Aliaj.

Kujtojmë se deri më tani ka tre finalistë të konfirmuar, Luiz Ejlli, Efi Dhedhes dhe Deamishel Hoxha. Ndërkohë në garë për finalistin e katërt janë konkurrentët: Nita Latifi, Kristi Aliaj (Dragot) dhe Qetsor Ferunaj.

Related posts

Rikthimi i fuqishëm i Parashqevi Simakut! Ja surpriza që ka përgatitur për publikun (FOTO)

Reagon Efi Dhedhes për largimin e Eglit: “U bë e keqja e vetes së saj, jo e…” (FOTO)

Egli u largua nga shtëpia/ Ja çfarë vendimi mori “Big Brother”