Janë bashkë? Erjola i dërgon mesazhin romantik Atdhe Xheravinës (Video)

Të gjithë i pamë në “Kepin e Tundimeve” që mes Atdhe Xheravinës dhe  Erjola Doçit kishte shkëndija, por që nuk arritën të bëheshin dot një zjarr, të paktën jo gjatë këtij reality-show.

Në një nga episodet Atdheu ndihmonte Erjolën që të zhvishej dhe duke nuhatur rrobat e saj tha:

“Kur bëhet fjalë për gocat e kolme, sidomos për Erjolën…ka gjithë atë trup!”, është shprehur ai.

Nga ana tjetër Erjola ka thënë: “Ishte hera e parë që e shihja Atdheun në një situatë jashtë punës. Mendoj se mund të kalojmë mirë dhe ai i bëri ca hapa drejt meje.”

Mirëpo a ka diçka mes tyre? Në një lojë gjatë programit “E Diell”, Erjola tha se nuk është në një lidhje me Atdheun, teksa nuk ngurroi që t’I bënte një rreng përmes telefonit.

Erjola i tha Atdheut:

“Athe si je? Më ka marrë malli shumë dhe doja të thoja se dua të vazhdojmë atë që lamë përgjysmë te Kepi!”

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)