“Jam shqiptar i Kosovës”/ I ati i Dua Lipës nuk pranon ta quajnë Kosovar

Publikimi i flamurit Autochtonus në rrjetet sociale, reagimi i ashpër i serbëve, ofendimet e këngëtarëve nga Serbia kundrejt Dua Lipës – të gjitha këto, morën gjithë vëmendjen mediatike. Dua Lipa sqaroi se postimi i saj në Instagram nuk kishte si qëllim nxitjen e urrejtjes, por përdoruesit serbë nuk ndanin të njejtin mendim.

Babai i Duas, Dukagjin Lipa, së fundmi ka qenë i ftuar në “A Show”, ku ka ngritur një tjetër shqetësim. Ai ka deklaruar se nuk është kosovar, por shqiptar i Kosovës, duke kritikuar kështu termin e përdorur thuajse nga të gjithë. “Unë jam shqiptar, unë nuk jam kosovar, unë jam shqiptar nga Kosova. Dua Lipa është shqiptare që ka lindur në Britani”, u shpreh Dukagjini.

Në këtë mënyrë, familja Lipa kanë shprehur edhe një herë krenarinë për vendin e origjinës. Dukagjini është mbështetësi më i madh i Duas, njëkohësisht edhe iniciator për përfshirjen e së bijës në muzikë. Vetë ai, ka ushtruar profesionin e muzikantit në Prishtinë, talent të cilin e ka trashëguar edhe Dua.

Related posts

Gjesti HABIT me deklaratën e papritur në koncert: Jam i martuar… (VIDEO)

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…

I zbërthehen reçipetat në skenë, reagimi epik i Katy Perry-t: Nuk keni paguar për… (VIDEO)