“Jam komandat i Pentagonit”/ Ja çfarë deklaroi para hetuesve Klered Bozhanaj që plagosi efektivin

Gjatë ndjekjes, Klered Bozhanaj ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja” duke plagosur efektivin, i cili u dërgua në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrje.

Jam komandat i Pentagonit”, kështu është shprehur 42-vjeçari Klered Bozhanaj, që plagosi efektivin Edlir Alleshi, mbrëmjen e së mërkurës (20 shtator) në Tiranë.

Dëshmitë e tij para hetuesve kanë qenë kontradiktore dhe është marrë dy herë në pyetje pas arrestimit nga uniformat blu rreth 24 orë pas ngjarjes.

Gjatë momentit të arrestimit, ai raportohet se ka thënë “Jam komandant i Pentagonit”.

Ndërkohë pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar nëse ai vuan nga probleme të shëndetit mendor apo përmes deklaratave të tij po përpiqet për t’i shpëtuar drejtësisë.

Si ndodhi ngjarja: 

Ngjarja ndodhi në lagjen “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” pasi kanë marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, janë vënë në ndjekje të personit të dyshuar.

Gjatë ndjekjes, Klered Bozhanaj ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja” duke plagosur efektivin, i cili u dërgua në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrje.

Në ndjekje të 42-vjeçarit u vendosën mbi 600 efektivë dhe u angazhuan shërbimet e tjera të Forcave “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale.

Blutë vendosën shpërblim 20 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm, që do të çojë në kapjen e tij.

Arrestimi i 42-vjeçarit:

Ai u vendos në pranga pranë banesës mbrëmjen e së enjtes (21 shtator).

Në pamjet që ka shpërndarë vetë policia, 42-vjeçari shihej i rrethuar nga forca të shumta policie, me shapka dhe pantallona të shkurtra.

Policia i sekuestroi edhe pistoletën me të cilën tentoi të vrasë efektivin.

Related posts

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024

Monedhat e huaja në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 24 korrik 2024