“Jam i gatshëm të marrë aksionet e Tiranës”, Preza do pronësinë nëse dështon ankandi: Që nesër caktoj administratorin dhe unë…

Preza

Tirana është në shitje dhe ndryshimi i pronësisë është më pranë se kurrë. Ankandi i parë dështoi dhe pas rreth 15 ditësh do të ketë një tjetër, me çmim të reduktuar në krahasim me rreth 1.6 milionë euro fillestare, në të cilin mund të shfaqen ofertuesit. Kreditori Darling Preza ka treguar se konflikti daton që nga viti 2017.

“Si çdo marrëveshje tjetër që nuk ka funksionuar dhe i jemi drejtuar gjykatës, dhe në vitin 2017 pas një përfundimi të shkallës së dytë, ne kemi depozituar dosjen tonë në zyrë përmbarimore, që në fakt është bërë në vitin 2019. Pra depozitimi është bërë në këtë vit në zyrë përmbarimore. Në këtë rast, dua të theksoj se e gjithë kontradita është mes familjes Preza dhe shoqërisë Halili”.

Nëse dhe ankandi i dytë nuk do të ketë ofertues, atëherë aksionet do ti propozohen kreditorit dhe në këtë pikë,Preza është gati të bëhet aksioner i mazhorancës së Tiranës, duke marrë 66% të aksioneve që i përkasin familjes Halili.

“Nëse skenari më i keq dështon, ashtu si i pari. Unë jam i gatshëm dhe kam menduar prej kohësh që të jem unë aksioner i 66% të Tiranës, pra të zëvendësohem nga familja Halili, në emrin tim. Dhe jam i gatshëm që të bëhem unë aksioneri kryesor i Tiranës.”

Preza është i qartë në hapat që do të hedhë dhe e shef Tiranën si një biznes të mirë.

“Nëse unë do të jem aksioner që nesër, sigurisht që do të caktoj që nga administratori dhe zinxhiri drejtues, do të jenë përbërë me specialistë, dhe jo presidenti që të merret me çdo problematikë, ose me hall që mund të ketë klubi, unë do jem thjesht një biznesmen, ose president që i ka ngarkuar të tjerëve këtë detyrë”.

 

Related posts

Nëntë zyrtarizime! Besa nuk ndalet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Flamurtarit (FOTO)

Vllaznia bind në miqësoret e zhvilluara, tjetër sukses kundër ekipit boshnjak

AF Elbasani nis përgatitjet pa trajner, klubi verdheblu drejtohet nga ish-lojtari i Superiores (video)