Tifozët pro serbë të Jagiellonias shfaqen në qendër të Tiranës: Jemi për të ngulur gozhdën e fundit në arkivol…

Jagiellonia

Ditën e enjte, në orën 20:45 në kryeqytet, Dinamo luan  shansin e fundit ndaj Jagiellonia-s. Polakët vijnë në Tiranë me avantazhin e tre golave, cka ia vështirëson shumë kualifikimin dinamovitëve, të cilët do të bëjnë maksimumin për një prezantim sa më dinjitoz. Tifozët e ekipit polak Jagiellonia, që janë pro serb, sapo kanë arritur në Tiranë dhe kanë pozuar në sheshin e qytetit. Kujtojmë se ky tifogrup vazhdimisht shfaq parulla pro serbe dhe kundër Kosovës.

Huliganët kanë bërë edhe një provokim tjetër në rrjetet sociale, duke shkruar:

“I shkatërruam 3:0 në tokën tonë, pa mëshirë. Por ende nuk ka mbaruar. Do të shkojmë në Tiranë për të ngulur gozhdën e fundit në arkivol dhe të mbyllim dy ndeshjet siç i ka hije Jagas.”

Ndeshja e kthimit zhvillohet të enjten në “Arenën Kombëtare” në Tiranë, dhe pritet një atmosferë e tensionuar për shkak të pranisë së tifozëve të organizuar polakë.

Prej vitesh ata shquhen për prijet pro-serbe dhe anti-shqiptare, teksa shpesh herë kanë shfaqur banderola me shkrimin “Kosova është Serbi”.

Related posts

VIDEO/ Shtesa rezulton fatale për Tiranën, Flamurtari shpëton “lëkurën” në fund

Ndodh në Superiore/ Alarm përpara ndeshjes, përplasje fizike mes dy futbollistëve në stërvitje

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi