Ja sugjeroi Google Maps rrugën/ Shoferi turk bllokon qarkullimin me trajler në Bypass-in e Murrizit

Rruga e Arbrit është aktualisht e pakalueshme për shkak se është bllokuar bajpasi i Murrizit në fshatin Bastar të Tiranës.

Shkak për bllokimin e qarkullimit është bërë një trajler me targa të Turqisë.

Ai ka ngecur pikërisht në kthesën e rrezikshme rreth 2 kilometra nga Qafa e Murrizit.

Sipas drejtuesve të automjeteve që kanë mbetur të bllokuar, drejtuesi i trajlerit ka deklaruar se ishte nisur drejt Maqedonisë së Veriut dhe për këtë ka përdorur Google Maps e cila e ka sugjeruar të përdorë rrugën e Arbrit.

Të bllokuar kanë mbetur dhjetra automjete që lëvizin drejt Tiranës apo Qarkut Dibër.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën