“Ja si Troisi më kërkoi para”/ Ish-lojtari i Flamurtarit akuzon rëndë teknikun brazilian: Merrej me gratë e futbollistëve

Aventura e Matheus Iacovelli-t në Shqipëri me fanellën e Flamurtarit rezultoi një dështim. Sulmuesi brazilian mbërriti në dhjetor të vitit 2022 si një sulmues që pritej të bënte diferencën në fushë. Kjo gjë nuk ndodhi dhe lojtari tregon se ishte Marcelo Troisi, trajneri i Flamurtarit që ia ndërlikoi jetën në Vlorë. E quan ish-trajnerin jo vetëm amator dhe intrigant, por nxjerr të tjera fakte. Rrëfen se fliste keq për gruan e tij dhe gratë e sportivëve të tjerë, por edhe pjesën që i ka kërkuar që të ndajë paratë e kontratës.

“Troisi në premtoi shumë para se të vija dhe më tha se do të më ndihmonte. Madje, ai tha se futbolli shqiptar ishte shumë i dobët. Këtë ma ka thënë në telefon. Kur mbërrita në Vlorë dëgjova nga njerëz të tjerë se ai nuk ishte aq i mirë.

Ai po fliste keq për mua pas shpine, duke thënë se paratë që mora nga klubi duhej të ishin ndarë mes meje dhe atij. Ai foli për gruan time. Fliste edhe për gratë e sportistëve të tjerë. Ai u përpoq të krijonte intriga mes lojtarëve. Një tjetër arsye ishte një gjobë që mora për humbjen dhe barazimin, pasi isha zëvendësues dhe i vetmi që u gjobit isha unë. Këto janë disa nga arsyet që më bënë të kërkoj të largohem.” Përfundon rrëfimin sulmuesi brazilian.

Related posts

FOTO/ Ndeshja në Elbasan, tifozët e Partizanit shfryjnë inatin në faqen zyrtare të klubit

Klubet shqiptare në Kupat e Europës, RTSH “surprizon” tifozët me ndeshjen që do të transmetojë

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet