Ja si të shmangni gjendjen e të fiktit në verë

Gjendja e të fiktit ose Lipotimia karakterizohet nga humbja e papritur e vetëdijes. Arsyeja e shfaqjes së saj është ulja e presionit të gjakut, për shkak të zgjerimit të enëve periferike, dobësi e menjëhershme sa i sëmuri gati rrëzohet, dhe mosfurnizimin sa duhet me gjak i trurit.

Gjendja e të fiktit mund të parandalohet nëse evidentoni shenjat e para që janë, marrje mendsh, djersë të ftohta, probleme me shikimin, humbje e ngjyrës së lëkurës, dobësi e menjëhershme sa i sëmuri gati rrëzohet, dhe tharje të gojës.

Në këto raste i sëmuri duhet të shtrihet dhe ti ngrihen këmbët më lartë se sa koka duke i vendosur disa jastëkë ose duke përdorur diçka tjetër për momentin.

Këshilla për të evituar të fiktin:

  • Evitimi i daljeve në orët e pikut, këtu duhet pasur parasysh 10 paradite deri në 15-16 pasdite.
  • Përdorimi i lëngjeve, i ujit në radhë të parë dhe i lëngjeve që vjen nga frutat e freskëta.
  • Po kështu është më se i nevojshëm edhe përdorimi i perimeve të stinës.
  • Të eliminohet përdorimi i lëngjeve që përmbajnë sheqer dhe kafeinë.
  • Ndërsa për sa i përket ushqimit duhet të eliminohen yndyrat dhe të konsumohen perimet.
  • Të tregohet kujdes me higjienën nevojitet rritja e saj.
  • Nevojitet shmangia e mjediseve të ndotura.
  • Është e domosdoshme evitimi i ujit të depozitave.

Related posts

Ja 5 ushqimet më të mira për shëndetin e kockave!

Për 375 milionë vjet ka qenë nën OQEAN, shkencëtarët konfirmojnë ZYRTARISHT se Toka ka një…

Pamje që nuk duhej të transmetoheshin/ Ajo që ndodhi në emision tronditi publikun! (VIDEO)