Ja si të largojmë fryrjen e stomakut

Konsumimi i ushqimeve që prodhojnë gaz, por dhe mënyra se si i konsumoni mund të shkaktojnë fryrje të stomakut. Ja cilët janë ushqimet që do t’u ndihmojnë të mos keni probleme me fryrjen.

Gjiza
Djathi dhe qumështi mund të shkaktojnë probleme me stomakun, ndërsa gjiza mund të zgjidhë problemet me fryrjen e tij. Kjo vjen për shkak se gjiza përmban baktere të mira, të cilat ndihmojnë në tretjen më të mirë të ushqimit.

Kastravecat (si dhe të gjitha frutat dhe perimet që janë të pasura me ujë)
Nëse pini shumë ujë dhe konsumoni fruta dhe perime të pasura me ujë nuk do të keni probleme me fryrjen. Kastraveci është shembulli perfekt i kësaj.

Banania
Bananet janë të pasura me kalium, të ngopin shpejt dhe nuk ka asnjë arsye pse nuk duhen konsumuar.

Related posts

Pse është mirë që të zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë

Çfarë është migrena e heshtur? Ja si ta dalloni dhe ta trajtoni për t’u ndjerë më mirë

Ja simptoma që tregon se keni nevojë për më shumë vitaminë D