“Ja si e binda Interin për miqësoren”/ Agim Demrozi, presidenti i Egnatias zbulon të fshehtat: Telefonova…

Inter-Egnatia! Ndoshta edhe në ëndërr nuk mund të imagjinohej, por klubi nga Rrogozhina do të futet në histori të dielën, teksa do të luajë për herë të parë një ndeshje miqësore me skuadrën e madhe italiane.

Kjo është zyrtarizuar prej ditësh dhe do të zhvillohet më 13 gusht ora 20:00 në stadiumin “Paolo Mazza” të Ferrarës. Asnjë klub në historinë e futbollit shqiptar nuk ka pasur rastin të luajë me zikaltrit dhe Egnatia tashmë do të shkruajë historinë me një miqësore ndërkombëtare, që mund të duket e pazakontë, por është një realitet.

Presidenti i klubit rrogozhinas, Agim Demrozi, tregon detaje të akordit me italianët dhe atë që sjell për skuadrën e tij ky test luksi. Demrozi beson se do të jetë një stadium i mbushur me tifozë shqiptarë të dielën, ndërsa zbulon se përveç simpatisë që ka për zikaltrit, duke qenë se ka jetuar shumë në Itali, më tepër ka bërë tifo për Lazion.

“Shikoni, unë kam jetuar 30 vite në Itali. Të them të vërtetën, kam shumë miq në botën e sportit dhe kudo në atë vend. Përsa i përket akordit për të zhvilluar këtë miqësore, ka qenë një mik i ngushtë në Itali, që na ka bërë të mundur lidhjen me klubin e Interit. Natyrisht, biseduam gjatë dhe vendosëm për datën se kur do të luhej.


Unë jam shumë krenar që Egnatia luan me një klub të madh si Inter. Gjithashtu ndihem krenar edhe për futbollin shqiptar, sepse mendoj se ndeshje të tilla na bëjnë mirë për ecurinë si kampionat. Është një reklamë e mirë jo vetëm për Egnatian si klub, por edhe futbollin shqiptar në tërësi. Unë faktikisht jam tifoz me Lazion, por kam simpati edhe për Interin. Është një skuadër model për t’u ndjekur.”

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)