Ja si duket shtëpia që Top Channel i dhuroi Arjola Demirit, aktorja zbulon kur do hyjë (PAMJET)

Pamje ekskluzive janë transmetuar në “S’e Luan Topi” të shtëpisë që “Big Brother VIP” i dhuroi Arjola Demirit.

Ndërkohë aktorja zbuloi edhe kohën se kur pritet të hyjë në shtëpinë e dhuruar, duke shuar kështu kureshtjen e ndjekësve. Arjola Demiri tha se në muajin mars pritet të hyjë në banesë, ndërsa vonesat kanë ndodhur për shkak të punimeve që janë bërë.

Arjola Demiri: Është vonuar pak jemi me vonesë, por këtë mars pritet të hyjmë në shtëpi.

Monika Lubonja: Aman u qetësuam, se njerëzit vetëm për këtë na pyesin.

Arjola Demiri: Bebat janë bërë më të mëdhenj, se thonin bebat, bebat.

Monika Lubonja: Unë mendoj që përpara se të futesh në shtëpi, të na fusësh neve njëherë të Big-ut të parë.

Arjola Demiri: Ka qenë një moment që unë nuk e kam pritur. Ky ishte një çmim jashtëzakonisht shumë i madh dhe një dhuratë e jashtëzakonshme nga Top Channel.

Related posts

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…

I zbërthehen reçipetat në skenë, reagimi epik i Katy Perry-t: Nuk keni paguar për… (VIDEO)

Çfarë po ndodh me ish-banorët e BBV 4? Nuk do ta besoni se kush ka humbur ndjekës në “Instagram”!