Ja pse vajzat që qëndrojnë gjatë beqare janë më të lumtura

Kur vjen puna tek lidhjet e dashurisë, vajzat inteligjente janë shumë racionale. Ato më mirë presin për personin e duhur sesa të nisin një lidhje dashurie vetëm për hir të presionit nga shoqëria. Sipas një sondazhi të fundit shumë vajza po zgjedhin të jenë beqare dhe ndihen më të lumtura kështu. Arsyet ua tregojmë më poshtë:


1.Ke më shumë kohë për veten – Vajzat që janë në një lidhje shpesh ankohen që nuk kanë kohë për veten, por e kundërta ndodh kur je beqare dhe e ke kohën të gjithën për vete.


2.Nuk je në presion që të kënaqësh gjithmonë partnerin – Ka një listë me gjëra që duhet të mbash mend kur je në një lidhje, si për shembull të mbash mend ditëlindjen e partnerit, t’i blesh diçka për Shën Valentin, të jësh gjithmonë e kuruar nga koka tek këmbët. Por kur je beqare s’ke as pse të harxhosh me dhurata dhe as të dukesh perfekte.


3.Kur je beqare fokusohesh më shumë tek karriera dhe zbulon çfarë dëshiron. Në shumicën e rasteve vajzat heqin dorë nga ëndrrat kur nisin një lidhje. Ato përpiqen të bëjnë partnerin të lumtur. Por kur je beqare fokusin e ke tek vetja dhe sesi të arrish objektivat e tua.


4.Nuk të plas fare se ç’thonë të tjerët – Kur je e pavarur për një kohë të gjatë kupton që personi i vetëm i cili mund të të gjykojë është vetja jote. I beson vetes dhe nuk të intereson çfarë thonë të tjerët.


5.Miqësitë bëhen më të forta – Kur je në një lidhje, kohën më të gjatë e kalon me partnerin dhe rrallë me familjen apo miqtë, por kur je beqar ke kohë edhe për njerëzit e tu më të dashur.

Related posts

Ja sa herë në javë duhet të lani flokët gjatë verës

Kjo është temperatura ideale për kondicionerin në këto ditë të nxehta

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi