Ja kush janë 3 ish-ministra të PD dhe 30 deputetë aktualë që kanë qenë spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit/ Zbardhen detaje tronditëse se si Berisha i ka mbajtur peng

Ish-presidenti Ilir Metaj duket se nuk është i vetmi spiun i ish-Sigurimit të Shtetit që ka vijuar karrierën politike “pa iu dridhur qerpiku” dhe “pa i hyrë gjemb në këmbë”, pasi edhe tre ish-ministra të Partisë Demorkatike, Genc Ruli, Tritan Shehu dhe Abdyl Xhaja kanë qenë homologë të kryetarit aktual të Partisë së Lirisë. Javën që shkoi Kuvendi i Shqipërisë votoi ligjin e hapjes së dosjeve, ndërkohë që u shfuqizuan edhe komisionet “Mezini” dhe “Bezhani”, që kishin lëshuar pa kriter certifikata pastërtie për zyrtarë dhe politikanë, ndonëse e ata kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit. Por miratimi i ligjit që largon bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit nga politika, ka nisur një proces pastrimi në radhët e opozitës, e cila rrezikon të jetë më e goditur nga darët e ligjit dhe filtrat e rrepta që do të përdorë Autoritet i Dosjeve për të diskredituar publikisht dhe madje treguar me gisht spiunët.

2 ministra të PD kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit

Po kush janë politikanët spiunë që kanë “mbretëruar”, pavarësisht se kanë qenë spiunë? Ish-kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë, Nebil Çika përmes rrjetet sociale ka publikuar dy dokumente të Sigurimit të Shtetit, ku thekson se dy ministra të qeverisë së parë të PD-së në vitin 1992, kanë pasur dosje të Sigurimit dhe janë shantazhuar nga Sali Berisha. “Sa për të kuptuar përdorimin politik të dosjeve të Sigurimit nga Berisha! Këto janë dy dëshmi, njëra në hetuesi e Genc Rulit për Gjergj Peçin i dënuar për agjitacion e propagandë dhe tjetra në gjykatë e Abdyl Xhaja për Trifon Xhagjikën, poet i pushkatuar politik . Që të dy kanë marrë certifikatën e “pastërtisë” nga komisioni “Mezini”. Të dy deputetë dhe ministra të PD -së. Por nuk janë vetëm këta duroni edhe pak se do shikoni thagma! Ja pse janë kundër hapjes së dosjeve, jo vetëm se nuk duan të dekonspirojnë spiunët por se nuk duan tu zbulohet manipulimi dhe përdorimi politik i tyre. Masakra që kanë bërë në shpinë të të përndjekurve politikë duke i detyruar të votojnë për ta! Se na hapën barkun ca të përndjekur politikë duke mbrojtur spiunët”, shkruan Çika. Ky i fundit ndërkohë ka zbuluar se edhe ish-ministri dhe deputeti i “Foltores”, Tritan Shehu ka qenë spiun i ish-Sigurimit. “Një nga njerëzit që ka udhëhequr rininë komuniste në prishjen e kishave dhe xhamive ka qenë Tritan Shehu, dihet nga të gjithë e ke në gazeta dhe revista. Letrën që ja dërguan shokut Enver, që këta janë reaksionarë duhen vrarë, e ka firmosur ky. Ishte sekretari i rinisë i gjimnazit, kjo mjafton që ky të mos jetë përfaqësues i besimtarëve dhe i të përndjekurve politikë”, nënvizoi Çika.

30 deputetë aktualë kanë qenë spiunë të ish-Sigurimit

Por nuk ndalet me kaq, pasi për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Myslim Murrizi edhe 30 deputetë të Kuvendit kanë dosje. Gjatë një prononcimi për mediat, zoti Murrizi theksoi dje se dosjet duhet të hapen për të 140 deputetët aktualë të Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa shprehu bindjen se disa prej tyre kanë qenë spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit. Madje, ai bëri me dije se 500 zyrtarë janë edhe xhelatë, edhe bashkëpunëtorë dhe kjo është arsyeja pse deri tani është hezituar të hapen plotësisht dosjet. “Rreth 30 veta në Kuvend kanë qenë bashkëpunëtorë dhe xhelatë se shkonin direkt tek viktima. Ata që kanë arrestuar pse ke sharë partinë apo që kanë dënuar edhe me rënien e komunizmit pse ke hedhur bustin, të gjithë të katapultuar në drejtësinë e re. Këta nuk janë më pak fajtorë. Nga të gjitha llojet ka rreth 30 veta në parlamentin shqiptar”, deklaroi Murrizi.

Related posts

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…