Ja kur planifikon të rihapë dyert e turizmit Greqia

Greqia planifikon të rihapë dyert për vizitorët në maj, duke e përqendruar fushatën e vaksinimit në ishujt, në mënyrë që banorët të jenë imunë dhe të mos rrezikohen nga nisja e sezonit turistik. Ministri i turizmit Haris Theoharis njofton se sezoni turistik do të hapej zyrtarisht më 14 maj.

Duke folur nga panairi i turizmit në Berlin, më i madhi në botë, ai tha se Greqia do të mirëpresë duke nisur nga kjo datë këdo që ishte vaksinuar, kishte antitrupa ose kishte rezultuar negativ.

“Ne synojmë të hapim turizmin më 14 maj me rregulla specifike dhe protokolle të azhurnuara,” tha ai. “Deri atëherë, ne gradualisht do të heqim kufizimet.” Athina është në një garë kundër kohës për të hapur sektor të konsideruar si jetik për ekonominë e vendit dhe ka udhëhequr thirrjet për një certifikatë vaksinimi në të gjithë BE-në për të lehtësuar udhëtimet.

Pavarësisht ngurrimit fillestar, Brukseli duket se po mbështetet idenë dhe të martën nënkryetari i komisionit të BE, Margaritis Schinas, tha se ai besonte se kalimi dixhital do të ishte gati deri në verë.

“Unë mendoj se pas samitit të fundit ka dakortësi në nevojën për një certifikatë digjitale,” tha politikani grek për “ERT”, gjatë një vizite në Athinë. “Do të jetë një produkt europian dhe do të jetë i njëjtë në të gjithë Europën.”

Një në pesë grekë punon në turizëm. Me ardhjet e reduktuara në mënyrë drastike për shkak të pandemisë vitin e kaluar, qeveria greke ka thënë se po synon këtë vit të tërheqë të paktën 50% të 31.3 milion njerëzve që vizitonin çdo vit vendin fqinj para pandemisë. Qeveria Greke planifikon të vazhdojë me vaksinimet masive në mënyrë që të krijojë ishuj “pa Covid” në Egje dhe Detin Jon si dhe të hapë vendin sa më shumë për turistët.

Vaksinimet janë të pavarura nga grupmoshat, dhe në fazën e parë po kryhen në një total prej 40 ishujsh më të vegjël me më pak se 1.000 banorë të përhershëm, si në Kastellorizo dhe Thymaina, të dy në Lindjen e detit Egje.

Qeveria dëshiron që të gjithë banorët e ishujve të vaksinohen brenda dy muajve të ardhshëm dhe planifikon që deri në fund të prillit, “të gjithë banorët e ishujve do të jenë vaksinuar”. Qeveria kërkon të drejtojë procedurat për futjen e certifikatës dixhitale të vaksinimit në mënyrë që të hapë rrugë për udhëtarët e vaksinuar edhe në maj.

Theoharis tha pasi njerëzit e moshuar dhe të prekshëm të ishin vaksinuar, Greqia do të fillojë vaksinimin e punonjësve të hoteleri-turizmit dhe agjencive turistike.

“Të gjithë kishin nevojë për pushime”, tha ai, duke zbuluar motin turistike të këtij: “Gjithçka që ju nevojitet është Greqia”. Qeveria Greke ka thënë se pret që programi i vaksinimit të përshpejtohet në mënyrë dramatike në prill kur të marrë më shumë se 2 milion doza të vaksinës Johnson & Johnson dhe Pzifer.

Burimi: theguardian

Related posts

Nuk gjen qetësi Greqia! Goditet sërish nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra

I treti brenda dy ditëve! Ishulli grek goditet përsëri nga tërmeti, banorët në panik!

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi