Ja e vërteta e Thoma Gëllçit/ Vendimi i Strasburgut

Dje shpërtheu në media një vendim i Strasburgut, vendim i dhënë për ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi.

Pati reagime të forta dhe keqinterpretime.

Së pari, vazhdon të ngatërrohet një histori e thjeshtë, gjithçka i faturohet SPAK-ut, jo vendimit të gjykatës.

As Thoma Gëllçi, as ndonjë tjetër, nuk ndodhen, nuk kanë qenë, as nuk janë pas hekurave pa vendim të gjykatës. Pa vendim gjykate askush nuk hyn në burg. Megjithëse tashmë është bërë kulturë që gjithçka t’i faturohet SPAK-ut.

Le të shohim vendimin e Strasburgut.

Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Strasburgut, arrestimi dhe dënimi i shtetasit Thoma Gëllçi nuk është gjetur i paligjshëm, por vetëm zgjatje e afateve.

E thënë me pak fjalë. Arrestimi që i është bërë shtetasit Thoma Gëllçi dhe mbajtja deri në 6 muaj në burg është quajtur e rregullt, por shtesa prej tre muajsh e afatit të paraburgimit për të mbledhur më tepër prova është gjetur e paligjshme.

Pra, vetëm tre muaj të shtesës së paraburgimit, pasi Strasburgu i thotë gjykatës dhe prokurorit nuk duhet ta mbanit brenda pasi për 6 muaj kishit kohë që të gjenit të gjitha provat duke qenë se edhe dënimi për të cilin Thoma Gëllçi ishte marrë apo hetuar nga gjykata ishte për shpërdorim detyre që në Shqipëri në shumicën e rasteve po ta shohim nuk ka dënim më shumë sesa një vit.

Ndaj dhe gjykata e Strasburgut i ka dhënë vetëm 5 mijë euro dëmshpërblim Thoma Gëllçit dhe ka dhënë një vendim pro tij vetëm për tre muajt e shtesës së paraburgimit, jo për dënimin dhe ndalimin e tij fillestar.

Kryeministri e ka përdorur si argument rastin e Thoma Gëllçit, por sërish ose nuk di ose e kanë gënjyer.

Prandaj ata që e ngatërrojnë ose nuk e kanë lexuar, ose bëjnë budallain, ose ka një mision tjetër që ka shumë gjasa të qaset me atë të arrestimit të Veliajt, por që të dyja rastet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, pasi rasti i Thoma Gëllçit është një shpërdorim detyre me një zgjatje afati, kurse te rasti i Veliajt kemi të bëjmë me korrupsion dhe pastrim të produkteve penale, vepra penale, të cilat shkojnë deri në 15 vjet burg dhe paraburgimin e kanë të paktën një vit.

Ndaj ndryshojnë thelbësisht. E vërteta e Thoma Gëllçit është ajo që thamë më sipër. Gjithçka tjetër është një gënjeshtër e një makinerie mediatike të korruptuar.

Burimi: CNA

Related posts

Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore/ Kursi i këmbimit për sot, 11 mars 2025

Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro/ Këmbimi valutor, 10 mars 2025

Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot/ Kursi i këmbimit, 8 mars 2025