Ja cili konkurrent la mbrëmë shtëpinë e Big Brother VIP

Sabiani la mbrëmë shtëpinë e Big Brother Albania. Gjithsesi ai u rikthye sepse i qëlloi bileta vajtje-ardhje.

Në nominim ishin të gjithë sepse nëpërmjet gjesteve e fjalëve është evidentuar se disa prej banorëve kanë dërguar kode dhe në këtë mënyrë kanë planifikuar nominimet.Dje u pa se kjo gjë kishte ndodhur midis Sabianit, Monikës dhe Ilirit. Për këtë arsye dolën të gjithë në nominim dhe u largua Sabiani.

Para disa ditësh ishte Fifi ajo e cila i tha se duhet të luajë lojën e tij.

Fifi: U ndjeva keq kur pashë videon
Sabiani: Unë gjithmonë kam mbajtur anën tënde dhe të Ilirit.
Fifi: Shih anën tënde ti. E di ti kur do e marrësh vesh me cilin jam? Kur të ndodhë ty diçka do e shohësh. Bush nuk ke ardh me kërkon brenda, ke ardh vet. Luje lojën tane o bush.
Sabiani: Nuk po luaj. Nuk e bëj dot.Unë mbaj anën tuaj, sepse kur i shoh gjërat kam të njëjtat mendime si ju.

Fifi: Për çfarë ke ardh? A ke ardh me fitu?
Sabiani: Pasha Allahun po e kam menduar ndonjëherë fitimin.
Fifi: A veç me kriju shoqni?
Sabiani: Thjesht eksperienca, diçka e re.
Fifi: Duhet të lush lojën tane. S’ke shfrytëzuar asgjë tënden.

Gjithashtu mbrëmë hyri dhe aktori Igli Zarka.

Related posts

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…

I zbërthehen reçipetat në skenë, reagimi epik i Katy Perry-t: Nuk keni paguar për… (VIDEO)

Çfarë po ndodh me ish-banorët e BBV 4? Nuk do ta besoni se kush ka humbur ndjekës në “Instagram”!