Ja cila është gjëja për të cilën meshkujt gënjejnë më shumë në takimin e parë

Studiuesit thonë se dëshira për të rritur potencialisht numrin e partnerëve, bëhet që të duken sa më romantik në sytë e vajzës që kanë interes, dukshëm që ata të mos duken pa përvojë në jetën seksuale.

Nuk është sekret! Jo gjithmonë njerëzit priren të jenë të sinqertë, sidomos me ata persona që i takojnë për herë të parë në jetë. Disa anë të karakterit ekspozohen më shumë se anët e errëta, dhe kjo është e pranueshme.

Sidomos kur po del në takimin e parë me një femër dhe krahas interesit të hapur që i shfaq asaj, do të tregosh të vërtetat e tua si asnjëherë më parë. Por, sipas një studimi të fundit, në një sondazh ku morën pjesë plot një mijë e 300 meshkuj, ata befasisht zbuluan gjënë për të cilën gënjejnë më shumë kur dalin për herë të parë në një takim me një femër që u pëlqen.

Sondazhi i BodyLogicMD zbulon një seri gjërash për të cilat burrat dhe gratë gënjejnë masivisht kur dalin në një takim, por është një gjë që kryeson ndër të tjera: numri i partnerëve seksual.

Studiuesit thonë se dëshira për të rritur potencialisht numrin e partnerëve, bëhet që të duken sa më romantik në sytë e vajzës që kanë interes, dukshëm që ata të mos duken pa përvojë në jetën seksuale.

Ky është elementi  që kryeson listën.

Por, veçmas tij, mësoni edhe nëntë gjërat e tjera për të cilat meshkujt gënjejnë më shumë në takimin e tyre të parë me një femër:

10 gjërat për të cilat meshkujt gënjejnë më shumë në takimin e parë:

Numri i partnerëve seksual 44.6%

Të ardhurat – 37.5%

Kushtet e jetesës – 30.4%

Hobitë – 26.8%

Profesioni – 25.0%

Statusi i marrëdhënieve – 21.4%

Niveli i arsimit – 14.3%

Pesha – 12.5%

Gjatësia – 7.1%

Emri – 5.4%

Sondazhi gjithashtu tregon se pothuajse tre nga katër meshkuj gënjejnë për diçka, gjë që vetëm i inkurajon ata drejt pandershmërisë. Ndërsa, disa nga këto gënjeshtra duket sikur kanë kuptim, sikur të mos jenë të vërteta në lidhje me të ardhurat ose situatën e jetesës, ndërsa të gënjyerit edhe për emrin është thjesht e papritur. 

Related posts

Kjo është temperatura ideale për kondicionerin në këto ditë të nxehta

Vera e nxehtë dhe temperatura të larta! Ja sa herë në ditë duhet të bëjmë dush

Zymbyli magjepsës – Ja si ta rrisni vet në shtëpi