Ja çfarë ndodh me trupin tuaj nëse flini më pak se 6 orë gjumë

Të rinjtë zakonisht flenë shumë vonë gjatë mbrëmjes dhe ngrihen herët në mëngjes për punë. Në shumicën e rasteve nuk e plotësojnë 8 orarshin e domosdoshëm për jetesë të shëndetshme dhe kjo gjë shoqërohet me probleme të shumta për trupin.

Shtim në peshë

Orët e pakta të gjumit rrisin rrezikun e mbipeshës me 15%. Kjo sepse hormoni leptin zvogëlohet, gjë që sinjalizon se jemi të ngopur dhe rrit hormonin që stimulon urinë, grelinën.

Dehidratimi

Sipas hulumtimeve të fundit, kur trupi nuk plotëson të paktën 8 orët e nevojshme, ai dehidrohet gradualisht. Dhe këtë mund ta kuptoni me ndjenjën e lodhjes që keni gjatë ditës, për shkak të dehidratimit të trupit. Prandaj, kur flini disa orë, sigurohuni të pini më shumë ujë gjatë ditës.

Kujtesë e dobët

Sipas ekspertëve, rrugët midis qelizave të trurit krijohen gjatë gjumit. Kështu, tek ata që flenë disa orë, gatishmëria dhe përqendrimi mund të bien deri në 32%.

Sëmundje të zemrës

Mungesa e gjumit për një kohë të gjatë shoqërohet me presion të lartë të gjakut dhe nivele më të larta të inflamacionit. Si rezultat, rreziku i shfaqjes së sëmundjeve të zemrës rritet në planin afatgjatë.

Related posts

Ja 5 ushqimet më të mira për shëndetin e kockave!

Fuqitë mjekësore të trëndafilit të egër – Ja pse duhet patjetër për organizmin

Pse është mirë që të zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë