Ja arsyet përse nuk duhet të merrni kurrë antibiotikë pa recetë

Një nga sfidat më të mëdha të shëndetit të popullësisë shqiptare është përdorimi pa kriter dhe pa recetë i antibiotikëve.

Sipas mjekëve, një përdorim i tillë i këtyre barnave jo vetëm që është i rrezikshëm por edhe ul efikasitetin e tyre.

Ata shpjegojnë se marrja e antibiotikëve pa këshillën e mjekut në rastin më të mirë mund të shkaktojë një infeksion por edhe të nxisë praninë e mikrobeve që u rezistojnë barnave.

Rreziku i Mikrobeve Që U Rezistojnë Antibiotikëve

Një nga rreziqet më të mëdha që vijnë nga përdorimi pa kriter i këtyre barnave është nxitja e zhvillimit, shumimit dhe përhapjes së mikrobeve që u rezistojnë fort antibiotikëve.

Çdo vit në vendet e Bashkimit Evropian rreth 25.000 njerëz humbasin jetën nga infeksionet e shkaktuara me baktere rezistente ndaj antibiotikëve.

Infeksionet e shkaktuara nga mikrobet dhe bakteret e tilla shërohen më shumë vështirësi dhe përbëjnë një rrezik serioz për shëndetin.

Ekspertët janë kategorikisht kundër përdorimit të antibiotikëve të mbetura nga një kurë e mëparshme e rekomanduar nga mjeku.

Çdo kurë e dhënë nga mjeku duhet përdorur me përpikmëri , në të kundërt bakteret dhe mikrobet do të kenë një rezistencë të lartë ndaj këtyre barnave.

Rreziqet e përdorimit shkel e shko të antibiotikëve shkojnë më tej.

Nëse ju keni një infeksion dhe merrni një antibiotik pa u konsultuar me mjekun, rrezikoni që jo vetëm të mos e luftoni infeksionin por të prekeni nga një tjetër.

Konsulta me mjekun është e rëndësishme edhe për faktin se antibiotikët duhen marrë vetëm në rast infeksionesh dhe jo virozash.

Këto të fundit nuk trajtohen me antibiotikë.

Përdorimi pa kriter i antibiotikëve mund të shoqërohet edhe me efekte anësore sepse këto barna shkatërrojnë edhe bakteret e mira në organizëm.

Infeksionet në organizëm nuk trajtohen dhe as shërohen me hamendësime, ndaj ekspertët këshillojnë njerëzit që të mos luajnë doktorash dhe të marrin antibiotikë pa kriter.

Trajtimin e duhur të një infeksioni specifik mund ta rekomandojë vetëm një mjek dhe askush tjetër.

Related posts

Sëmundjet që shkaktojnë djersitjen e tepërt – Disa këshilla si t’i trajtoni në shtëpi

4 Faktorët kryesor që rrisin tensionin e gjakut

Kura energjike për tretjen dhe stomakun – Uthull molle, kanellë, xhenxhefil