Izraeli rrethon Gazën, ndërpriten dritat dhe uji, 300 mijë rezervistë izraelitë bëhen gati të hyjnë

Rripi i Gazës është në bllokadë të plotë teksa zyrtarët e lartë izraelitë kanë vendosur të ndërpresin furnizimin me ujë të pijshëm dhe energji elektrike në territorin e banuar nga palestinezë.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant njoftoi të hënën se ai ka urdhëruar një “rrethim të plotë” të Rripit Gazës, duke mos lejuar ushqime, karburante apo energji elektrike të hyjë në territorin e kontrolluar nga Hamasi.

“Ne po luftojmë terroristët barbarë dhe do të veprojmë në përputhje me rrethanat”, tha Gallant. Sipas Kombeve të Bashkuara më shumë se 123,000 banorë të Gazës janë shpërngulur, teksa ushtria izraelite vijon të bombardojë objektivat që thotë se kontrollohen nga Hamasi.

Përveç një banke, gjatë ditë së sotme, shënjestër e goditjes me raketa ka qenë edhe universiteti i Gazës, së bashku me disa godina përreth. Raportime të pakonfirmuara thonë se Izraeli ka mbledhur një ushtri prej 300 mijë trupash, që po përgatiten të hyjnë në Gaza, çka nëse do të ndodhë në orët e ardhshme, do të mund të shkaktonte një eskalim të konfliktit në të gjithë rajonin.

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…