“Kupa është një mundësi e mirë”, Ivan Gvozdenovic sfidon Vllazninë në ndeshjen e ardhshme: Do të luajmë fort, nuk dorëzohemi

Ivan Gvozdenovic

Ivan Gvozdenovic, trajneri i Elbasanit ka folur pas përfundimit të sfidës me Vllazninë. Takimi i luajtur në “Elbasan Arena” ishte i vlefshëm për Kupën e Shqipërisë dhe fazën çerekfinale, ku ndeshjet luhen me sistem vajtje-ardhje. Tekniku serb ka komentuar rezultatin pa gola dhe pa fitues ndaj shkodranëve.

DEKLARATA E IVAN GVOZDENOVIC

PASI FINAL- Pasi fundit, ja çfarë mund të bëjmë më shumë. Mungoi pasi i fundit. Djemtë luajnë mirë gjithsesi prapë. Nga Tsague krosim, Joel me kokë rast shumë i mirë. Kishim dhe një rast nga Qose. Menduam se do të fitonim ndeshjen, me shumë gola jo, por me 1 po.

KLASIFIKIMI- Jemi në vend të 5-të. Ka shumë ndeshje. Nuk dorëzohemi, mund të ndryshojmë renditjen. Jemi në çerekfinale, kemi dy ndeshje, kemi në datë 26 tjetër finale. Ishim me mendimin se do të fitonim por me kujdes. Kjo ishte ideja. Kupa është një tjetër shans, do të luajmë fort dhe të shohim si do të na shkojë.

LOJTARI I NDESHJES-Nuk e di pse u zgjodh Olberkis. Joel ishte mirë po ashtu. Krijuam raste për gol sot. Qose 2 herë, Lajthia. Lleshi është lojtar tipik, me gjysëm rasti shënon gol. Ishte një minus për ne.

LEXO ME SHUME:Kupa e Shqipërisë/ Pa gola, pa fitues në Elbasani-Vllaznia, kualifikimi vendoset në Shkodër

Kupa e Shqipërisë mbylli ndeshjen e fundit të raundit të parë të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë mes Elbasanit dhe Vllaznisë. Të dy ekipet e Superiores luftuan në minutat e fudnit për të marrë gjithçka nga takimi i vakët mes tyre. Nuk kishte shumë raste të prodhuara konkrete si nga verdheblutë ashtu dhe nga kuqeblutë. Në fund pati dhe “gjakra” të tensionuara.

Related posts

FOTO/ Statistika zhgënjyese për Partizanin, në 180 minuta ndaj Laçit vetëm 2 goditje në portë

Moment i veçantë! Papa Françesku “bekon” fanellën kuqezi, takimi me Armand Dukën (video)

“E humbi kontrollin në 20 minutat e fundit”, Thomas Brdaric kritika arbitrit: Nuk u treguam mjaftueshëm të zgjuar, sfida e kthimit do të jetë…