Ivan Gvozdenoviç, trajneri i Elbasanit foli pas humbjes 4 me 1 ndaj Dinamos. “Jam mërzitur, shumë, por ky është futbolli dhe kemi ndeshjen e radhës. Do kalojë, çfarë të bëjmë. Tani do mendojmë për ndeshjen e radhës.
Nëse ke të gjithë lojtarët gati, është plus. Tani është minus për ne, nuk kemi 5-6 lojtarë gati. Kjo ishte situata. Ne do bëjmë maksimumin tonë, kemi 6 javë kampionati dhe 2 ndeshje në Kupë. Nuk e di çfarë të them. Bruno është jashtë, e sigurt. Diallo sot është aktivizuar. Qose është më mirë, por jashtë. Dhe Boje ishte me karton të kuq. Një situatë e vështirë, por jam i sigurt që do kalojë dhe do gjejmë zgjidhje me lojtarët që kemi në dispozicion.
Pjesa e parë mund të mbyllej 0 me 1. Ishte penallti për Dinamon, që nuk dua ta komentoj se nuk jam shumë i sigurt, por dëgjova shumë e diskutueshme. Pjesa e dytë pastaj e dini, futbolli është nga episodet. Kishim rast për barazim, pastaj erdhi goli i tretë me goditje standarde. Për mua ishim pafat sot. Mund të fitosh ndeshjen dhe me bllok të mesëm. Dhe Dinamo kur ishte 2 me 1, ne ishim skuadra më e mirë. Tani mund të komentojmë, por nuk ishim shumë mbrapa. Dinamo nuk rrezikoi shumë në pjesën e parë. Ishte një penallti, që ndoshta ishte, por unë mendoj jo.
Tranzicioni pozitiv ka dy elementë, do finalizojmë shpejt apo do ulim pak shpejtësinë dhe pasojmë se nuk kemi pikë pasimi përpara. Ne ishim shumë mirë në 20 minutat e fillimit. Më pas ishim në nevojë për të mbajtur topin. Në ato momente nuk ishim në ekuilibër. Në pjesën e dytë ndryshova, pse nuk u bë nga fillimi? Se Ze Gomesh dhe Tsage janë tipik sulmues.
Lajthia ishte shumë mirë djathtas se shumë hapësirë mbrapa nga Neziri. Ka problem me topat mbrapa shpine Neziri. Driblimi i fundit nuk erdhi. Sot bëra një gabim me trofeun e ndeshjes, më mirë pas ndeshjes. Jo përpara. Isha gati të them jo, pastaj nuk di pse pranova. Ishte gabimi im”. Përfundoi Ivan Gvozdenoviç.