Gvozdenovic i sinqertë pas ndeshjes ndaj Tiranës: Kundërshtari ishte më mirë se ne, barazimi rezultati më i drejtë

Ivan Gvozdenovic

Ivan Gvozdenovic, trajneri i Elbasanit  është shprehur për mikrofonin e RTSH në përfundim të takimit në “Niko Dovana”. Elbasanasit ia dolën të merrnin baarzimin pas avantazhit ndaj Tiranës. Tekniku serb ka folur rreth “paqes” 1-1 ndaj bardhebluve, ku e rëndësishme është dalja me pikë nga kjo sfidë e vështirë.

“Ndoshta një rezultat i drejtë. Tirana kishte një ritëm më të mirë se ne, ishte më mirë se ne në këtë. Erdhi një gol shumë i shpejt nga goditje standarde. Ishim në stres pastaj. Elbasani ishte ekipi më i mirë në pjesën e dytë. Çunat bënë mirë, barazimi rezultat i drejtë.

Ishim shumë larg topit të dytë. Gjithnjë në kundër ritëm. Tirana fitonte topin gjithmonë në pjesën e parë. Nuk kishte komunikim mes Dros dhe Lilajt. Vetëm një komunikim fitonim topin pot ë ekzistonte. Më fal. Mudn të vazhdoj. Nuk piva ujë, por tani jam mirë.

Joel del nga krahët. Tani kemi mundësi për formacione të reja, si 4-3-3 ose 4-2-3-1. Mund të dalim në një lojë të bukur shpresoj”, u shpreh Ivan Gvozdenovic.

LEXO ME SHUME:Pankarta, kore dhe spektakël! Tirana-Elbasani, ndeshja fitohet nga tifozët (video)

Tirana-Elbasani, ndeshja e javës së 23-të të Abissnet Superiore është mbyllur me rezultatin 0-0. Dy ekipet kanë ndarë nga një pikë në derbi, ku shumë tifozë ndodheshin në shkallët e stadiumit “Niko Dovana”. Sulmuesi Jarmouni hapi shifrat në takimin përballë verdhebluve. Francezi gjeti golin në minutën e 13-të. Ndërsa, elbasanasit barazuan 1-1 pas një goditjeje këndi që gjeti mbrojtësin Emiliano Musta dhe ky i fundit nuk gaboi me kokë. Ish-i i Egnatias ekuilibroi gjithçka në minutën e 73-të.

Related posts

Nga Pogradeci te Dinamo, Ilir Dajës i bashkohet një tjetër lojtar në fazën përgatitore

✉️Detajet për raundin e parë të Europës, shuma që do të përfitojnë 4 klubet e Superiores 💵

U përfol për një kalim te Venezia, Elbasani bën goditjen e madhe me futbollistin çek (EMRI)