Ivan Gvozdenovic, trajneri i AF Elbasanit foli pas ndeshjes. Vllaznia dhe Elbasani kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi me rezultatin 1-1. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i verdhebluve, Ivan Gvozdenovic.
NDESHJA-Nuk mund të them jemi shumë të kënaqur, por s’jemi të mërzitur. 1 pikë kundër Vllaznisë nuk është keq. Kemi krizë rezultatesh dhe pikësh. Kemi nevojë për pikët. Për mua është e rëndësishme që lojtarët të mos humbin besimin. Deri tani jam shumë i kënaqur me skuadrën, por nga ana tjetër kemi nevojë për pikët, aty ku kemi ngërç.
GABIMET-Ne gabojmë shumë tek pasimi i fundit, diçka e tillë mungoi sot. Vllaznia ishte paksa e hapur gjatë minutave të fundit dhe ata kërkonin fitore si ne. Kemi lojtarë të shpejtë dhe kishim mundësi, ishte pikërisht pasimi i fundit që nuk bëmë dot siç duhet. Ne jemi skuadër e mirë dhe do Zoti do të vazhdojmë si sot.
NDESHJA E KUPËS-Ne mendojmë momentalisht vetëm për ndeshjen e Kupës të martën. Për Partizanin kemi kohë, do luftojmë, kushedi ndoshta kapim diçka”, është shprehur Ivan Gvozdenovic.
NDESHJA ELBASANI-VLLAZNIA
Vllaznia dhe Elbasani e kanë mbyllur me barazim 1-1, sfidën e vlefshme për javën e 26-të të Superiores. I gjithë spektakli ishte në pjesën e parë ku u shënuan dy gola dhe u humb një penallti.
Fillimisht Vllaznia zhbllokoi sfidën me Deliun. Më pas ishin vendasit që gjetën barazimin, ndërsa Musta tundi rrjetën. Kuqeblutë mund të ktheheshin sërish në avantazh, por Bekim Balaj pa Abalorën t’i priste penalltinë. Vllaznia mbetet në vendin e dytë me 45 pikë, ndërsa Elbasani mban vendin e pestë me 31 pikë.
1 comment
Comments are closed
Add Comment