“Dinamon e dominuam nga minuta e parë”, Gvozdenovic ngre në qiell Elbasanin: Sot ishim shumë mirë dhe nga aspekti për të menaxhuar situatat

Ivan Gvozdenovic

Ivan Gvozdenovic foli pas fitores së rëndësishme që Elbasani mori me rezultatin 2-0 ndaj Dinamos. Tekniku foli pas ndeshjes për emisionin Super Gol në RTSH.

“Unë shikoj pak ndryshe, llogaris pikët nga faza te faza. Fazën e parë ne fituam 17 pikë, faza e dytë 16 pikë, faza e tretë tani filloj dhe ne kemi fituar 5 nga 9. Jam shumë i kënaqur me pikët dhe çunat. Jemi në vend tretë, me 1 pikë më pak se vendi i parë dhe 5 pikë më shumë se vendi i katërt. Me pikët jemi shumë në rregull dhe shumë i kënaqur. Për lojën, ishte shumë e rëndësishme të fitojmë. Ishim përballë Dinamos, një skuadër e fortë, kemi dominuar totalisht nga minuta e parë deri në fund. Me rastet, ritmin e lojës, me presing lart, me golat. Sot ishte ditë e bukur për ne.

Edhe neve mësojmë çdo javë, edhe kundër Flamurtarit dhe kundër Egnatias nuk ishim si sot pas golave. Nuk ishim sipër, ishim ndoshta më poshtë dhe ky ishte gaimi nga ne, stafi, nga unë i pari dhe pastaj lojtarët. Sot ishim shumë mirë dhe nga aspekti për të menaxhuar situatat, kur kemi rezultat pozitiv. Qose, e dimë të gjithë që ka nevojë për minuta, ritëm dhe sot ishte momenti sepse Diallo nuk ishte mirë në pjesën e pushimit, pjesa e parë. Nga Qose presim më shumë, jam i sigurt që do bëjë më mirë si përpara.

Sot nga fillimi ishte strategji, do kërkohet topi nga mbrapa shpinës së Ismailit. Sot nuk ishte në pozicionin natyral. Kjo ishte nga fillimi. Pastaj me Manellarin, ishte idea se Bregu lojtar shumë i mirë, por nga faza mbrojtëse nuk është shumë i fortë si në sulm. Me Manellarin ne fituam. Me topin ishte avantazh për ne sepse Bregu nuk është fanatik i fazës mbrojtëse. Kjo ishte idea nga fillimi.

Për mbrojtës ishte Manellari dhe Ibrahimi. Ata ishin gjithmonë afër mbrojtjes dhe topit të dytë. Ishte idea nga fillimi.

Nuk kemi vetëm ne problem, çdo skuadër në botë ka problem. Edhe Real Madrid, Barcelona. Edhe Dinamo me Shkodrën. Ne do punojmë, do rregullojmë edhe këto gjërat, kur kemi lojë hapur nga të dy skuadrat është më kollaj dhe më bukur për tifozët. Kur vonohet loja, do humbim ritëm. Tani si do gjejmë strategji tjetër apo mënyra si do fitojmë, nuk mund të them, por do punojmë”, u shpreh Ivan Gvozdenovic për “RTSH”.

Related posts

“Nuk kam çfarë iu them lojtarëve”, Ilir Daja nervoz pas ndeshjes me Elbasanin, kapet me gjykimin: Merrni ato në studio e shikoni se çfarë…

Nesër bëhet prezantimi! Vllaznia afron një ish-lojtar për të tentuar titullin (EMRI)

Show i Diallos në 25 minuta, Elbasani zhyt në krizë ndaj Dinamos (video)