Elbasani synon gjysmëfinalen, Ivan Gvozdenovic mesazh Partizanit: Nuk na tremb

Ivan Gvozdenovic

Ivan Gvozdenovic foli para ndeshjes, që Elbasani do të luajë në transfertën e Partizanit. Ky takim do të nisë nesër prej orës 16:30 në stadiumin “Arena e Demave”, dhe është i vlefshëm për Kupën e Shqipërisë. Sfida e parë u fitua 0 me 1 nga të kuqtë në Elbasan.

“Në këtë ndeshje të kthimit Partizani ka një avantazh, sepse rezultati është 1 me 0 për ata, por ndeshja është e hapur. Me qetësi, me përqëndrim maksimal ne jemi gati për nesër.

Ne do luftojmë, si në çdo ndeshje. Siç e thashë, ata kanë një avantazh. Mundësitë janë 60-40 për Partizanin, por ne kemi besim sepse një gol nuk është shumë. Do provojmë, do luftojmë deri në fund. Kemi besim se mund të kapim gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Jo, nuk jemi të trembur. Partizani është ekipi i momentit, po kalon një moment të mirë. Por edhe ne jemi në formë dhe nesër, si gjithmonë, të bëjmë një ndeshje të bukur për tifozët, në fund do fitojë kush paraqitet më mirë në fushë. Nesër na duhet pak fat, na mungoi në ndeshjen e parë, pastaj të tjerat stafi i di, lojtarët i dinë, do i prezantojmë nesër”, u shpreh trajneri Ivan Gvozdenovic.

Related posts

“Me tifozët po rritemi çdo ditë”/ Edi Martini flet me bindje: E dija se do ta përmbysnim Tiranën

“Meritokraci mbi emra”/ Orges Shehi paralajmëron ndryshime pas humbjes në Shkodër, trajneri tregon si do të ringrihet Tirana pas 3-1

“Klasikja” flet shkodrançe! Tirana ndizet me Xhixhën, Vllaznia përmbys bardheblutë me dëshirë (video)