E FUNDIT/ Largimi i Ivan Gvozdenovic, Elbasani vendos për të ardhmen e trajnerit

Ivan Gvozdenovic

Ivan Gvozdenovic do të vazhdojë të qëndrojë te Elbasani. Klubi vetëm pak minuta më parë ka bërë të ditur se trajneri serb do të vazhdojë projektin e tij në krye të verdhebluve.

Palët mes tyre duken mjaft të kënaqura dhe në këtë mënyrë bashkëpunimi mes tyre do të zgjasë minimalisht edhe 1 sezon tjetër. Vlen të theksohet se timonieri serb e mori drejtimin e Elbasanit nga mesi i kampionatit, ndërsa luftoi deri në ndeshjen e fundit për të siguruar një vend në “Final – Four”.

Pas mbylljes së kampionatit, Elbasani u rendit në vendin e 5-të me 50 pikë, 3 më pak se Partizani ndaj të cilit humbi në ndeshjen e fundit të Superiores. Pavarëisht kësaj, drejtuesit janë bindur nga Gvozdenovic dhe i kanë besuar sërish skuadrën për sezonin e ri.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by AF Elbasani (@afelbasani)

POSTIMI I ELBASANIT

“PROJEKTI VAHZDON… ????

Ivan Gvozdenovic, “timonier” i verdhebluve në sezonin e ardhshëm. ????????

#IvanGvozdenovic

#FORCAELBASAN”, shkruhet në postimin e Elbasanit.

LEXO ME SHUME:Kam dhe 1 vit kontratë me Tiranën, Bledi Shkëmbi për situatën me klubin bardheblu: Kjo skuadër duhet të forcohet, në disa momente…

PARTIZANI 0-2 AF ELBASANI

Partizani rrëmben prezencën në Final 4 pikërisht në javën e fundit të kampionatit, duke mposhtur në përballjen direkte Elbasanin. Skuadra e Gegës duhet vetëm të fitonte për të parakaluar verdheblutë, që kishin avantazhin e ndeshjeve direkte. Gvozdenovic nuk arriti të përmbushte misionin në Arenën e Demave, i goditur nga goli i kapitenit Preka në fundin e pjesës së parë dhe nga Eleke, që mbylli llogaritë në fund të së dytës. Një ndeshje e dominuar nga kryeqytetasit, që nuk i lanë asnjë shans kundërshtarit, edhe pse treguan akoma limite të mëdha në fazën ndërtuese dhe të finalizimit.

Related posts

E FUNDIT/ Tefik Osmani rikthehet në kryeqytet, prezantimi te Tirana pritet të bëhet shpejt

“Ai trajner ka dashur të ma prishë karrierën”/ Furtunë te Flamurtari, lojtari konfirmon largimin “agresiv”: Të gjithë jemi kalimtar

Orges Shehi i preferuari i drejtuesve për stolin e Teutës, dy emra të tjerë kandidatë për pankinën durrsake

Comments are closed

Add Comment