“Ishim pak nervozë”, Ivan Gvozdenovic pas suksesit me Flamurtarin: Afrimet e fundit treguan se janë gati

Ivan Gvozdenovic

Elbasani fitoi me rezultatin 1-0 përballë Flamurtarit. Ndeshja u vendos nga autogoli i Hose Rodriguez. Trajneri Ivan Gvozdenovic deklaroi pas ndeshjes:

Sot jemi shumë të kënaqur. Ishte e rëndësishme fitorja. Jam i kënaqur edhe me lojtarët si Beni, Bunjaku, tregojnë se janë gati dhe mund të them bravo çunat.
Pasi i fundit nuk ishte saktë. Goli erdhi nga presioni, nga gabim i tyre. Ishim afër dhe për golin e dytë dhe tretë, por problem pasimi i fundit sepse ne ishim afër portës së kundërshtarit. Dhe nuk kemi sulmuar mirë hapësirat para portës. Jam pak nervoz. Jemi të pjekur, nuk dua frikë deri në sekondën e fundit. Ndoshta edhe java e parë, ishte edhe pak presion nga ne. Fillimi në shtëpi, tifozët, të gjitha dhe pengojnë pak. Java e parë. Edhe Beni ndeshja e parë, Diallo ndeshja e parë nga fillimi. Kemi kohë, do rriten.

Pjesën e parë ishim shumë mirë, më mirë në krahun majtas. Edhe Trashi ka cilësi dhe eksperiencë. Në pjesën e dytë kapi ritëm Diallo dhe ishim në ekuilibër në të dy krahët. Objektivi është gjithmonë larg. Europa, Final Four, Kupa, të gjitha. Ne do provojmë, pastaj do shikojmë si do shkojmë”, u shpreh Ivan Gvozdenovic.

LEXO ME SHUME:Flamurtarin e dënon ish-lojtari i Real Madrid, autogol qersharak që i jep Elbasanit tre pikët e para (video)

Related posts

Alarm në Prishtinë! Heshtje dhe kaos, biletat e Kosovës përfundojnë te tifozët turq

Finalja historike e Kosovës “djeg” Rumaninë, ish-ministri nuk përmbahet: Duhet shpjegim, një shtet i vogël na dha leksione futbolli

Një humbje që bën histori, Shqipëria i jep fund dominimit brazilian në pankina (FOTO)