Iu gjet kanabis në shtëpi/ Ja kush e ka spiunuar Encën në polici

Pak ditë më parë u zgjuam me lajmin që këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, ishte arrestuar nga policia e Tiranës, për mbjellje të kanabisit në kushte shtëpie.

Asaj iu gjetën 5 vazo me hashash ne verandën e banesës së saj në periferi të Tiranës, saktësisht në Lundër.

Po kush e ka spiunuar Encën në polici?

Së fundmi burime për “Albeu” bëjnë me dije se ka qenë një person nga rrethi i saj i ngushtë që e ka spiunuar në polici, pasi ajo organizon shumë festa private në shtëpinë e saj.

Sakaq kujtojmë që pas arrestimit, këngëtarja ka thënë në polici që është përdoruese dhe e ka për përdorim vetjak. Bashkë me të është arrestuar dhe i dashuri i saj.

Related posts

Incident apo e qëllimshme?! Alba e “Përputhen” del në emision me fustanin transparent, tregon më shumë seç duhet! (FOTO)

Ish-banori i BBV kapet me drogë/ Policia e arreston menjëherë (FOTO)

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)