Iu bashkua protestave/ Aktori Flor Binaj braktis Portokallinë, ja arsyet

Aktori i njohur i humorit, Florian Binaj ka vendosur të braktisë Portokallinë.

Binaj shkruan në Facebook, se nuk ka ikur për shkak të protestave apo ndonjë partie të re që mund të krijohet, por për një kauzë artistësh, atë të të drejtës së autorit.

Reagimi i plotë i Florian Binaj:

Të dashur miq, kolegë, fansa të Portokallisë në të gjithë botën.

Pas 18 vitesh, vendosa të jap dorëheqjen dhe të largohem nga Portokallia, rrjedhimisht edhe nga Top Channel.

Largohem kur bëj fiks 18 vite jetë me Portokallinë dhe 18 vite pa Portokallinë. Ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm, i cili më ka rritur profesionalisht dhe personalisht! Kam njohur kolegë shumë të talentuar gjatë gjithë këtij rrugëtimi, kam përjetuar emocione shumë të forta, kam dhënë mish e shpirt.

Fatmirësisht në profesionin e komedisë, nuk bën dot hile, o bën për të qeshur ose nuk bën, nuk qesh njeri me zor në skenë!

U jam mirënjohës të gjithë kolegëve që më kanë ndihmuar në ngritjen time profesionale, mbi të gjitha, i jam mirënjohës në këtë jetë edhe në tjetrën, krijuesit të Top Media Dritan Hoxha. Fal asaj që Tani krijoi, unë dhe shumë të rinj patëm mundësinë të shfaqnim talentin. Jam krenar që kam qenë pjesë e një kohe, e cila vështirë se do vijë sërish…

Por asgjë nuk zgjat përjetë…

Ikja ime nga Portokallia nuk ka lidhje as me protestat, as me qeverinë dhe as me krijim partish! Ikja nga Portokallia ka të bëjë me një mision, i cili do i shërbejë në të ardhmen artistëve shqiptarë, çështja e të drejtave të autorit që fatkeqësisht në Shqipëri, quhen si mall pa zot dhe zotër vetëshpallen ata që nuk janë… koha do e tregojë kush ka pasur të drejtë e kush jo, sepse koha nuk di të gënjejë.

U jam falënderues dhe mirënjohës të gjithë atyre miqve që më kanë ndihmuar dhe kanë besuar tek unë, kolegëve të Topit me të cilët u rritëm dhe ndajmë të njëjtat vlera, fansave që më kanë ndjekur çdo të diel që nga fillimi i marsit 2004 e deri në fillim të marsit 2022.

Faleminderit publikut që më dhënë dashuri dhe duartrokitur.

Personazhet e mi dhe unë do i mungojmë Portokallisë, por jo publikut, për të cilin, e ardhmja do na bashkojë me projekte të reja artistike!I uroj shumë suksese kolegëve të mi në Portokalli!

Faleminderit! Ju dua shumë!!

Related posts

Incident apo e qëllimshme?! Alba e “Përputhen” del në emision me fustanin transparent, tregon më shumë seç duhet! (FOTO)

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

Ish-banori i BBV kapet me drogë/ Policia e arreston menjëherë (FOTO)