Istanbulspor i falet asistit të Eduart Rrocës, mesfushori shqiptar protagonist në duelin e mbijetesës (video)

Istanbulspor arriti një fitore të artë 1-0 me shije mbijetesë ndaj rivalit të drejtpërdrejtë si Giresunspor, në duelin e vlefshëm për javën e 32-të të Superligës Turke, ku protagonist u bë dhe kapiteni Eduart Rroca. 29-vjeçari, ish-futbollist i Luftëtarit dhe i Kukësit në Superiore, dha një asist përfekt me kokë për sulmuese Eze, që bëri maksimumi në marrjen e topit dhe në konkludim, duke zhbllokuar rezultatin që në minutën e 10-të. 

Për sa i përket aktivizimeve në ndeshjen e sotme, vlen të theksohet se Rroca dhe Ethemi e nisën si titullarë, Topalli, u aktivizua në minutën e 84-t, ndërsa Loshaj dhe Guri e ndoqën duelin nga stoli. 

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)