Ishulli në Mbretërinë e Bashkuar që nuk ka të regjistruar as edhe një rast me COVID-19

Derisa në shumicën e qyteteve në Mbretërinë e Bashkuara aplikohen masat mbrojtëse siç janë mbyllja e klubeve të natës, kinematë dhe ahengjet për shkak të numrit të madh të infektuarve me COVID-19, në ishullin Rathlin është krejt ndryshe, shkruan BBC.

Ky ishull në formë të shkronjës L që gjendet në brigjet veriore të Irlandës, pothuajse është bërë “imun” nga COVID-19.

Edhe pse deri më tani nuk ka as edhe një rast të konfirmuar me coronavirus, Rathlin ishte futur në izolim që nga muaji mars.

“Është vendi më i qetë në këtë rajon”, ka deklaruar 18-vjeçarja Orlagh Cecil.

Ajo është një nga 150 banorët që aktualisht jetojnë në ishullin Rathlin dhe punon në pabin e vetë që njëherit është i vetmi në këtë ishull. 

Related posts

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën