Ishte pranë fitores së katërt radhazi, Laçi bllokon Dinamon me supergolin e Qatos (video)

Laçi barazoi 1-1 me Dinamon në shtëpi në sfidën e vlefshme për javën e 24-të të Superiores, një rezultat që nuk i ka bërë punë asnjë prej skuadrave. Ishin kurbinasit ata që e nisën më kërkues sfidën, duke provuar disa herë në portën e Salit, por pa mundur të gjenin golin e avantazhit, gjë që erdhi nga krahu tjetër me Denison në rastin e parë të bluve.

Në pjesën e dytë u rritën më shumë luftimet në mesfushë, me shumë lojtarë që u ndëshkuan me kartonë të verdhë. Goli i barazimit erdhi në minutën e 71’ me Qaton, i cili lëshoi një predhë nga distanca që u ndal në trekëndëshin e portës.

Kështu Laçi bie në vendin e 7-të me 29 pikë duke qëndruar mes luftës për mbijetesë dhe “Final 4”, ndërsa Dinamo vazhdon në vendin e 5-të me 32 pikë, 2 më pak se Tirana e vendit të katërt, por me një ndeshje mangët për të luajtur.

Related posts

VIDEO/ Shtesa rezulton fatale për Tiranën, Flamurtari shpëton “lëkurën” në fund

Ndodh në Superiore/ Alarm përpara ndeshjes, përplasje fizike mes dy futbollistëve në stërvitje

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi