Ishte një nga idhujt e tifozave të Partizanit, 35-vjeçari i jep fund me futbollin e luajtur: Takohemi në fusha të tjera (video)

Ish-futbollisti i Partizanit, Ardian Cuculi është tërhequr nga futbolli në moshën 35-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai ka publikuar një video teksa thotë: “Ajo që kaloi, mbaroi. Tashmë do të takohemi në fusha të tjera”.

Skuadra e fundit për ish-mbrojtësin ishte Shkëndija e Tetovës ndërsa kujtojmë se gjatë karrierës, përveç Partizanit, në Superiore është aktivizuar edhe me Kukësin.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)