“Ishte një lojë e barabartë”, Ilir Daja e ka me lojtarët e tij pas humbjes në derbi: Te Cara duhet të ishte një…

Humbja në derbin me Partizanin ishte e para për Ilir Dajën në stolin e Dinamos. Një disfatë që për teknikun nuk ishte e merituar, pasi fusha dhuroi lojë të barabartë dhe me raste.

“Sigurisht edhe kur fiton ke momente që ke pengje. Në këtë rast ishin dy gola identik. Ka qënë lojë e barabartë, e hapur dhe një derbi i bukur për tu parë. Duhet të ishim më efikas në pjesën e parë, por në pasin e fundit kemi gabuar. Nuk na vjen mirë që e humbëm këtë ndeshje, por në fund fare, ajo që vlen është se djemtë kërkuan deri në minutën e fundit. Ajo që është në këtë rast, ishin dy gola identikë, që ndonëse merrej topi në distancë nga Cara, duhej të ishte një bllokues që të mos lejonte goditjen përfundimtare, po të njëjtën me Rrapajn, Mendoj se ka qenë një lojë e barabartë, e hapur, një derbi i bukur për t’u parë me raste nga ne dhe kundërshtarët. 

Problemi është se ndërrimet janë thikë me dy presa, që dalin ose nuk dalin. Kemi konsoliduar një 11. Kemi 5-6 futbollistë në stol që mund të na ndihmojnë. Në 10-15 minutat e fundit nuk na leverdisi ajo lojë dhe kaluam në aventurë. Menduam se do e kërcënonim kundërshtarin me ato hapësira që do linin pas” tha mes të tjerash tekniku Ilir Daja.

Related posts

“Faleminderit lojtarëve dhe tifozëve”, Veselinovic i motivuar pas suksesit në derbi: Kam dëgjuar shumë kritika për…

“Mos luaj top të gjatë i thoja”, Gvozdenovic tregon debatin me mbrojtësin pas barazimit me Teutën: Me besim mund të arrinim maksimumin

Skënderbeu ngec në Durrës, Teutën e shpëton nga humbja lojtari i stolit (video)