“Ishte një ekip fizik”/ Kristjan Asllani flet për faqen zyrtare të Interit: Egnatia na vuri në vështirësi (video)

Inter-Egnatia zhvilluan këtë të dielë një ndeshje miqësore, e cila u mbyll me fitoren me përmbysje me rezultatin 4-2 të italianëve. Ekipi rrogozhinas zhvilloi një paraqitje vërtetë pozitive, kun ë 90 minuta u përball si e barabartë me ekipin zikaltër. Dy herë kaloi në avantazh Egnatia fillimisht me Dwamenan në minutën e 6’ dhe Fernandon në të 66-tën. Por inter përmbysi gjithcka me golat e Barrelas dy herë lautaro Martinez dhe në fund Stabile vendosi gjithcka.

Minuta pati edhe për mesfushorin e Kombëtares, Kristjan Asllani i cili hyri në fushë në minutën e 73’.  Pas ndeshjes, për kanalin zyrtar të klubit të Interit, Asllani do të shprehej.

Egnatia na vuri pak në vështirësi, por synimi për të gjithë ishte që të vendosnim minuta në këmbë. Tani të shohim si do të nisë kampionati, kanë mbetur edhe pak ditë dhe jemi mirë. Ishte një ekip shumë fizik që ushtronte presion për çdo top. Ata filluan mirë, por ne përmbysëm gjithcka dhe jemi të lumtur.

Related posts

Erdhi me bujë nga Llapi, vetëm një sezon zgjat aventura e sulmuesit te Flamurtari (POSTIMI)

Ernest Muçi duket se e ka mbyllur me Besiktas, vijnë ofertat e para për sulmuesin e Kombëtares

Sirena arabe për lojtarin e Tiranës, klubi bardheblu i cakton 300 mijë euro vlerën e kartonit