“Ishte gabimi im”, Gvozdenovic largon presionin nga lojtarët: Teuta e meritoi fitoren

Skënderbeu u mposht nga Teuta në Durrës, me korçarët që pësojnë 3 gola në pjesën e parë të ndeshjesh. Një humbje që sigurisht që “dhemb” për “ujqërit e dëborës” pasi largohen nga “Final – Four” dhe tashmë rrezikonë edhe zonën e ftohtë.Pas ndeshjes Ivan Gvozdenovic theksoi.

“Teuta ishte më mirë sot dhe unë i uroj për fitoren. Me topat e gjatë nuk mund të fitojmë asgjë. Një gol nga goditja e standartë. Për mua nuk ishte penallti dhe këto janë episode që vendosin ndeshjen. Nuk ishim mirë siç ishim ndaj Tiranës dhe kjo është e vërtetë. Duhet të përgatitemi për duelin e radhës. Psikologjikisht nuk ishim gati sot. Pas një fitore të bukur ndaj Tiranës dhe sot nuk luajtëm siç duhet. Nuk ishim agresiv dhe në lojën në ajër. E pranoj gabimin, mbase skuadra nuk u ndje gati ende për këtë duel”.

Related posts

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës

Ballkani bën “bingo”, transferon lojtarin i dalë nga akademia e Vllaznisë (POSTIMI)