Ishte drejt firmës me Vllazninë, Dinamo i prish punë klubit shkodran me sulmuesin

Dinamo

Dinamo dhe Lorenco Vila do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre. Sipas shtypi të shkruar bëhet me dije se palët kanë rënë dakort për të rinovuar kontratë, ndërsa mngon vetëm zyrtarizimi.

Sulmuesi durrsak konsiderohej i larguar, pasi i përfundoi kontrata me dinamovitët, ndërsa ishte shumë afër kalimit në Shkodër. Siç duket ditët e fundit gjërat kanë ndryshuar dhe klubi me lojtarin kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Në këto kushte lojtari ka zgjatur bashkëpunimin me Dinamon edhe për 2 vite të tjera. Kështu Vila do të vazhdojë të jetë pjesë e dinamovitëve, ku do të synojë të kthehet në një lider te “Blutë”. Kujtojmë se sezonin që u mbyll durrsaku luajti në 33 ndeshje, ku ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë edhe 1 asist.

Related posts

Komisioni i Disiplinës me dortë të hekurt, pasoja për Partizanin dhe Tiranën, pezullime te Elbasani dhe Vllaznia

Tragjedia e Alvarez, mesfushori vendos përfundimisht të ardhmen e tij te Tirana

Kategoria e Parë luan javën e 25-të, zbuloni dy përballjet e fundjavës që do të transmetohen në RTSH