“Isha në shënjestër nga grupi terrorist grek”/ Ish-zyrtari i CIA-s rrëfehet nga Tirana: Më komprometoi…

Rolf Mowatt Larssen ka qenë një zyrtar i lartë i CIA-s amerikane ku ka shërbyer për 30 vite. Së fundmi ai ka bërë edhe një libër ku rrëfen angazhimin e tij në CIA.

Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, Rolf Moëatt Larssen ka folur për një episod në Greqi ku ka shërbyer për CIA-n dhe që në atë kohë ka qenë shënjestër nga grupi terrorist grek 17 Nëntori.

Ai tregoi shkurtimisht se u bë shënjestër e grupit terrorist grek për shkak se identiteti i tij u kompromentua nga një agjent i dyfishtë me të cilin punonte.

Blendi Fevziu: Ju keni qenë… keni punuar si zyrtar inteligjence në Greqi, një vend fqinj me ne. Ju keni qenë në shënjestër atentatesh në Greqi nga ‘17 Nëntori’. Në cilat kushte? Pse?

Rolf Mowatt Larssen: Në atë kohë isha i ngarkuar me atë që quhet terrorizëm i jashtëm. Nuk isha i ngarkuar me 17 Nëntorin, i cili është grupi i terrorizmit të brendshëm të Greqisë. Grup i brendshëm grek. Fatkeqësisht u përfshiva në raste ku terroristët ishin duke bashkëpunuar me grupe terroriste arabësh. Dhe unë u bëra një shënjestër.

Blendi Fevziu: Ka pasur lidhje midis tyre?

Rolf Mowatt Larssen: Kanë pas punuar së bashku deri diku. Dhe unë u bëra shënjestër.

Blendi Fevziu: Sepse unë mendoj se 17 Nëntori është shumë vendore.

Rolf Mowatt Larssen: Keni të drejtë.

Blendi Fevziu:… nuk janë grup terrorist ndërkombëtar. Atëherë pse donin t’iu vrisnin?

Rolf Mowatt Larssen: Ata shënjestronin amerikanët. Një prej arsyeve pse…

Blendi Fevziu: Cila ka qenë arsyeja?

Rolf Mowatt Larssen: Do të thosha se ne në CIA ishim të fiksuar pas 17 Nëntorit pasi ata kishin vrarë… Mes viktimave të tyre ishte kreu i stacionit tonë, me fjalë të tjera zyrtarin tonë më të lartë…

Blendi Fevziu: Zyrtari i stacionit të CIA-s u vra nga 17 Nëntori?

Rolf Mowatt Larssen: I vunë pistoletën rrugës për në shtëpi kur po kthehej për Krishtlindje nga një ceremoni pritjeje. Kur ndodh diçka e tillë. Muammar Gaddafi bëri të njëjtin gabim kur rrëzoi një aeroplan me zyrtar të CIA-së. Kur një nga zyrtarët tonë vritet, ne i ndjekim shumë fort autorët dhe prandaj ndodhi çfarë ndodhi me 17 Nëntorin. CIA u fiksua për të vënë 17 përpara llogarive për të gjitha vrasjet, përfshirë atë të zyrtarëve të CIA-së.

Blendi Fevziu: Keni qenë për rreth 1 vit në mbrojtje të Shteteve të Bashkuara edhe policisë greke. Është e vërtetë?

Rolf Mowatt Larssen: Po. Mund ta themi kështu. Siç kam përshkuar te libri im, e shkurtoi udhëtimin tim dhe përvojën time në Greqi. Më dërguan tek ish-Bashkimi Sovjetik çka për mua, për fat të mirë, ishte duke rënë rreth asaj periudhe. Pra i dha një mundësi që të përdornin njohuritë e mija për gjuhën ruse dhe background-in tim për Republikat e reja të cilat ishin të pavarura kur ne hapëm ambasadat dhe stacionet tona në këto vendet. Pra shkova për t’u marr me këtë gjë dhe u largova nga Greqia.

Blendi Fevziu: Por si arriti 17 Nëntori të identifikonte një zyrtar të CIA-së? Mendoj se personat që punojnë në stacione të CIA-së në Greqi apo në vende të tjera nuk janë njerëz publik.

Rolf Mowatt Larssen: Po, keni të drejtë.

Blendi Fevziu: Edhe një herë, jeni të përfshirë në aktivitete të ndryshme por jo me atë të inteligjencës.

Rolf Mowatt Larssen: Do ju jap një përgjigje të përgjithshme për këtë gjë edhe pse mund t’ju jap një përgjigje më të detajuar. Nuk më lejohet ta them. Në fakt ndodhi sepse veprimtaria ime u kompromentua. Personi me të cilin punoja ishte një agjent i dyfishtë, terroristët u informuan…

Blendi Fevziu: Ishte informacion nga brenda…

Rolf Mowatt Larssen: Jo, nuk ishte informacion nga brenda. Problemi tjetër shtesë ishte se një mik shumë i mirë i imi ishte një diplomat turk i quajtur Denis Bylykbashi… ne punonim shumë së bashku dhe ai jetonte një bllok larg apartamentit tim dhe po ashtu u përpoqën të vrisnin atë dhe makinës së tij i vendosën bombë dhe ai thuajse vdiq.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Monedhat e huaja në “krizë”/ Kursi i këmbimit për sot, 23 qershor 2024