“Isha në Angli, shumë klube e duan Muçin”, drejtori i Besiktas synon të forcojë financat e klubit me shitjen e shqiptarit

Besiktas

Besiktas, puna për strukturën e skuadrës para sezonit të ri  vazhdon pa u ngadalësuar te skuadra turke. Bardhezinjtë, të cilët sezonin e ri do ta nisin duke synuar titullin kampion, po kryejnë punën e tyre në këtë drejtim. Anëtari i Bordit të Drejtorëve të Besiktas-it, Kaan Şakul, pas vizitës së tij në Angli, bëri deklarata të qarta për çështjet e strukturimit dhe të merkatos.

“Si Besiktas, ne kemi marrëdhënie me shumë klube në Angli. Si në nivelin e pronarëve të klubeve, ashtu edhe të drejtorëve sportivë… Ne vizituam Fulhamin dhe Arsenalin në këtë udhëtim.

Sigurisht që flasim edhe për emrat e futbollistëve. Besiktas është një klub i njohur dhe i ndjekur. Mes futbollistëve tanë fillimisht na pyesin për Semihun. Ka edhe shumë klube që mbajnë në qendër të vëmendjes Muçin, El Musratin dhe Gedson.

Fatkeqësisht, po kalojmë një sezon të keq në futboll. Objektivi ynë i vetëm është Kupa këtë vit. Ne do të mbajmë lojtarët e mirë që kemi dhe do të blejmë emra të rinj, duke shitur lojtarë. Plani ynë, programi ynë është i qartë. Natyrisht, nuk mund të shesësh çdo lojtar të mirë. Ne duhet ta bëjmë këtë duke fituar para”, ka thënë mes të tjerash Kaan Şakul.

Related posts

E FUNDIT/ Dorëzohet federata serbe, kërkesë UEFA-s që të ndryshojë stadiumin me Shqipërinë; shkak bëhen huliganët

Bylis “pre” e lehtë për Edlir Tetovën, por statistikat ndaj Mirel Josës i ka kundër

“Të largojmë idiotët që përdorin futbollin për ideologji”, Ceferin nga Tirana mesazh Federatës serbe: Këta njerëz nuk e duan futbollin